Monday / October 26 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Life Style Udhetim

Ku të udhëtoni në Europë gjatë nëntorit

Share Share Icon

Nëntori mund të duket një muaj jo shumë i përshtatshëm për udhëtime. Ditët janë më të shkurtra, moti më i paparashikueshëm dhe pjesa më e madhe e Europës ndodhet mes vjeshtës dhe dimrit.

Megjithatë, kjo periudhë ofron më pak turistë, aktivitete të shumta kulturore dhe atmosferën e parë festive të Krishtlindjeve.

Nga tregjet në Vjenë, te dielli i Ishujve Kanarie, maratona e Athinës dhe festivalet e verës në Portugali, Euronews Travel ka përzgjedhur destinacionet më interesante për nëntorin 2026.

Vjenë, Austri

Për ata që duan të përjetojnë atmosferën e Krishtlindjeve pa pritur dhjetorin, Vjena është një nga destinacionet më të mira.

Tregjet e Krishtlindjeve hapen që në fillim të muajit. Ato pranë Pallatit Schönbrunn dhe në Stephansplatz nisin më 6 nëntor, ndërsa tregu më i njohur, në Rathausplatz, hapet më 13 nëntor.

Nëntori është gjithashtu periudhë ideale për të vizituar muzetë, kafenetë historike dhe pallatet e qytetit, pa turmat e verës. Ndër atraksionet kryesore janë Belvedere, Hofburg dhe Muzeu i Historisë së Artit.

Fuerteventura, Ishujt Kanarie, Spanjë

Për ata që preferojnë t’i shmangen të ftohtit, Ishujt Kanarie mbeten ndër zgjedhjet më të sigurta për të shijuar diellin në fund të vjeshtës.

Fuerteventura është veçanërisht tërheqëse në nëntor, kur plazhet, peizazhet vullkanike dhe dunat e mëdha mund të eksplorohen pa vapën e fortë të verës. Ishulli është gjithashtu ndër më ekonomikët e arkipelagut.

Temperaturat shpesh arrijnë rreth 25 gradë Celsius, ndërsa dielli perëndon më vonë se në pjesën më të madhe të Europës kontinentale.

Berlin, Gjermani

Nga 1 deri më 10 nëntor, kryeqyteti gjerman organizon Javën e Shkencës në Berlin, me ekspozita, seminare, diskutime dhe performanca në të gjithë qytetin.

Tema e këtij viti është “In Touch”, e përqendruar te ndikimi i shkencës në jetën e përditshme. Fundjava e aktiviteteve publike, nga 6 deri më 8 nëntor, pritet të jetë një nga momentet kryesore.

Alentejo, Portugali

Rajoni portugez i Alentejos pritet të fitojë popullaritet gjatë vitit të ardhshëm, pasi është përfshirë në parashikimet e ekspertëve si një destinacion në zhvillim.

Nga 7 deri më 12 nëntor organizohet Festivali Ndërkombëtar i Balonave me Ajër të Nxehtë, që zhvillohet që prej vitit 1997. Vizitorët mund të shijojnë fluturime dhe spektakle me balona shumëngjyrëshe.

Ndërkohë, qyteti Borba organizon nga 11 deri më 15 nëntor Festivalin e Vreshtarisë dhe Verës, me degustime, ushqime tradicionale dhe aktivitete kulturore.

Krishtlindjet dhe sezoni i skive

Java e fundit e nëntorit është një mundësi për të vizituar tregjet e Krishtlindjeve përpara fluksit të dhjetorit. Përveç Vjenës, qytete si Strasburgu, Nurembergu dhe Praga hyjnë gradualisht në atmosferën festive.

Për pushimet me diell, Ishujt Kanarie dhe Madeira mbeten ndër zgjedhjet më të preferuara, ndërsa nëntori është koha për të planifikuar edhe sezonin e skive 2026–2027 në Alpe. / Euronews Travel

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

National Geographic: 25 destinacionet më të mira ku mund të udhëtoni në vitin 2027

Nga fjordet e Norvegjisë te qytetet historike të Europës, plazhet e Karaibeve dhe peizazhet e Azisë, revista e mirënjohur National Geographic ka pu...

5 days më parë 3 Min Lexim

Franca në kaos, grabiten dyqanet e Louis Vuitton dhe Hermès, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Dyqanet e markave të luksit, përfshirë Louis Vuitton, Hermès, Burberry dhe Kenzo, janë bërë objekt i sulmeve dhe grabitjeve gjatë fundjavës së traz...

6 days më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!