Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të largohet nga detyra, pavarësisht protestave të javëve të fundit në Tiranë. Ai argumentoi se ndryshimi i qeverisë në një demokraci bëhet përmes zgjedhjeve dhe jo përmes dhunës, ndërsa pranoi se pakënaqësitë e të rinjve për arsimin, korrupsionin dhe koston e jetesës kërkojnë përgjigje konkrete.
Rama bëri dallimin mes studentëve që kërkojnë përmirësimin e kushteve dhe një të ardhme më të mirë dhe grupeve të protestuesve që, sipas tij, përdorin dhunën për të ushtruar presion politik. Ai përmendi edhe individë me kapuçë, disa prej të cilëve i lidhi me lëvizjen “Antifa”, duke i akuzuar për hedhjen e bombave molotov, sulmet ndaj ndërtesave publike dhe dëmtimin e pronës private.
“Një pakicë beson se t’i vësh flakën vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”, u shpreh kryeministri, duke këmbëngulur se nuk do të tërhiqet nga detyra për shkak të protestave.
I pyetur për mundësinë e dorëheqjes, Rama u përgjigj prerë: “Jo. Në një demokraci, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo përmes bombave molotov. Populli shqiptar na dha një mandat të qartë vitin e kaluar dhe unë kam ndërmend ta përmbush atë”.
Ai theksoi se kërkesa për dorëheqjen e tij është një e drejtë demokratike, por kundërshtoi çdo përpjekje për ta imponuar atë me forcë.
“Çdokush është i lirë të kërkojë dorëheqjen time, kjo është pjesë e jetës demokratike. Askush nuk ka të drejtë ta imponojë atë me forcë”, deklaroi Rama.
Buxheti i vitit 2027 dhe dialogu me studentët
Duke iu përgjigjur pyetjes se si do t’u përgjigjet kërkesave për arsim më të mirë, luftë kundër korrupsionit dhe ulje të kostos së jetesës, Rama pranoi se situata në vend nuk është e përsosur dhe se shqetësimet e të rinjve nuk duhen shpërfillur.
“Nuk kam pretenduar kurrë se gjithçka në Shqipëri është e përsosur. Nuk besoj se të rinjtë duhet thjesht të pranojnë atë që kemi arritur deri më tani. Shqet

