• Kontakt
Monday, October 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë ndryshon në Serbi pas Vuçiçit? Daniel Serwer ndalet te Rusia, Kina dhe Kosova

21:03 : 26/10/2026
në AKTUALITET, RAJONI

Profesori amerikan Daniel Serwer, nga Universiteti Johns Hopkins, analizon humbjen e Aleksandër Vuçiç dhe fitoren e Listës Studentore në Serbi, ku ka paralajmëruar se ndryshimi politik nuk do të sjellë automatikisht shkëputjen nga Rusia dhe Kina. Sipas tij, sfida kryesore e shumicës së re do të jetë forcimi i demokracisë, lufta kundër korrupsionit dhe qëndrimi ndaj Kosovës.

Humbja e Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet parlamentare të Serbisë mund të hapë rrugën për një orientim gradual të vendit drejt Perëndimit, por transformimi politik do të përballet me pengesa të konsiderueshme. Ky është vlerësimi i profesorit amerikan Daniel Serwer, i cili në një analizë të publikuar në faqen e tij kritikon ashpër qeverisjen e presidentit serb dhe paralajmëron për sfidat që e presin shumicën e re parlamentare.

Serwer e akuzon Vuçiç për forcimin e praktikave autoritare, kontrollin e mediave, korrupsionin dhe përpjekjet për të minuar shtetësinë e Kosovës, ndërsa njëkohësisht mbante marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

Sipas profesorit amerikan, Vuçiç fillimisht u paraqit si një politikan i orientuar drejt integrimit europian, por më pas forcoi lidhjet me Moskën dhe Pekinin, duke përdorur premtimet ndaj Perëndimit për të ruajtur mbështetjen politike.

“Më pas, iu drejtua gjithnjë e më shumë Moskës dhe Pekinit për armë dhe teknologji, ndërsa vazhdoi t’i mbante në pritje Washingtonin dhe Brukselin me premtime për litium dhe municione për Ukrainën”, shkruan Serwer.

Lexo edhe:

Ukraina dhe Rusia bien dakord për armëpushim në Oleski, synohet evakuimi i civilëve

Kremlini njofton negociata Rusi-Ukrainë me ndërmjetësimin e SHBA në Abu Dabi

Ai kritikon gjithashtu mbështetjen që,  Vuçiçi mori nga Perëndimi, pavarësisht përkeqësimit të standardeve demokratike në Serbi. Në analizën e tij, profesori përmend edhe vazhdimin e negociatave të anëtarësimit në BE, ndërsa qeveria serbe akuzohej për kufizimin e lirisë së medias dhe dobësimin e institucioneve.

Lista Studentore, nga protesta në sfidë politike
Një pjesë të rëndësishme të analizës Serwer ia kushton fitores së Listës Studentore, e cila arriti të shndërrojë pakënaqësinë qytetare në një alternativë politike përballë një pushteti të konsoliduar.

Sipas tij, lëvizja studentore fillimisht u përqendrua te kundërshtimi i dhunës, më pas te çështjet mjedisore dhe së fundmi te lufta kundër korrupsionit. Programi i saj përfshin sundimin e ligjit, lirinë e mediave, meritokracinë, arsimin, punësimin, strehimin dhe shëndetësinë.

Megjithatë, profesori paralajmëron se fitorja elektorale nuk e zgjidh automatikisht problemin e qeverisjes. Deputetët e rinj do të përballen me struktura politike që kanë përvojë të gjatë në manovrat parlamentare dhe në administrimin e pushtetit.

“Njerëzit e Vuçiçit, me përvojë në procedurat parlamentare dhe në manovrat politike, pa dyshim do të bëjnë çmos për t’ua vështirësuar punën”, shkruan ai.

Sipas Serwerit, ruajtja e unitetit të shumicës së re do të jetë vendimtare për zbatimin e programit të saj dhe për të shmangur që pritshmëritë e krijuara nga protestat të përfundojnë në zhgënjim.

Kosova, prova më e vështirë për pushtetin e ri
Një nga çështjet më të ndjeshme të tranzicionit politik në Serbi mbetet politika e jashtme dhe, veçanërisht, raporti me Kosovën.

Serwer vëren se studentët nuk kanë dhënë ende sinjale të qarta për drejtimin që do të ndjekin në këtë çështje. Ai i referohet Memorandumit të Kragujevcit, ku përsëritet pretendimi i Serbisë për sovranitet mbi Kosovën, duke ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e një ndryshimi të qëndrimit të Beogradit.

Megjithatë, profesori amerikan sheh mundësi që shumica e re të kërkojë përshpejtimin e integrimit europian dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Për Kosovën, ky është një element që duhet ndjekur me vëmendje. Ndryshimi i qeverisë në Serbi nuk nënkupton domosdoshmërisht ndryshim të menjëhershëm të politikës ndaj Prishtinës. Qëndrimi i shumicës së re ndaj dialogut, njohjes së realitetit shtetëror të Kosovës dhe marrëveshjeve të arritura do të jetë një nga treguesit kryesorë të drejtimit që do të marrë Beogradi.

Rusia dhe Kina nuk do të largohen menjëherë
Pavarësisht pritshmërive për një afrim me Perëndimin, Serwer nuk parashikon një shkëputje të shpejtë të Serbisë nga Rusia dhe Kina.

“E para ende kontrollon aparatin e sigurisë serbe, i cili do të ketë nevojë për një proces të thellë lustracioni. Kina siguron shumë investime, të cilat Serbia do të duhet të vazhdojë t’i mirëpresë”, argumenton ai.

Sipas profesorit, skenari më realist është një orientim gradual drejt Perëndimit, jo një ndryshim i menjëhershëm gjeopolitik. Kjo do të kërkonte rishikimin e marrëdhënieve me Moskën dhe Pekinin, pa shkëputur menjëherë lidhjet ekonomike dhe të sigurisë që Serbia ka krijuar me to.

 

Etiketa: Daniel Serwerkinaprofesori amerikanRusia

Lajme të lidhura

BOTA

Ukraina dhe Rusia bien dakord për armëpushim në Oleski, synohet evakuimi i civilëve

17:01 : 23/10/2026
BOTA

Kremlini njofton negociata Rusi-Ukrainë me ndërmjetësimin e SHBA në Abu Dabi

13:40 : 23/10/2026
BOTA

Putin takohet me të dërguarin e Trump, njofton lirimin e të burgosurit amerikan

16:38 : 21/10/2026
BOTA

Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, Bullgaria thërret ambasadoren ruse

12:53 : 13/10/2026
BOTA

BE shënjestron industrinë ushtarake ruse, miratohen 1600 sanksione ndaj Moskës

16:35 : 12/10/2026
BOTA

Alarmi për murtajën në Siberi, Rusia refuzon ekspertizën e SHBA-së: Do ta përballojmë vetë

10:40 : 07/10/2026

TË GJITHA

Çfarë ndryshon në Serbi pas Vuçiçit? Daniel Serwer ndalet te Rusia, Kina dhe Kosova

21:03 : 26/10/2026

Me çfarë u plagos Erjon Vishkulli gjatë protestës? Prokuroria pret provën nga Italia

20:49 : 26/10/2026

Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia

20:34 : 26/10/2026

Kush janë maskarenjtë pas maskave?

20:21 : 26/10/2026

Burimi: Rënia e Vuçiçit i jep shpresë Shqipërisë, Europa mund ta detyrojë Ramën të pranojë qeverinë teknike

20:15 : 26/10/2026

Dosja Epstein trondit sërish SHBA-në, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump

19:58 : 26/10/2026

Hipokrizia e Ramës: Pushteti nuk ndërrohet me dhunë!

19:58 : 26/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com