SPAK I SEKUESTRON TELEFONIN BURRIT TË MANASTIRLIUT/ E paralajmëroi priza.al/ A është prona e falur nga Allajbeu tek “EQUOS” arsyeja që SPAK i është “qepur” Ermal Gjinajt?

Para pak ditësh më me urdhër të GJKKO, SPAK mësohet se i ka sekuestruar celularin e Ermal Gjinajt, bashkëshortit të ish-ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. Kërkesa për sekustrimin e telefonit të Gjinajt është firmosur nga prokurorja e posaçme, Dorina Bejko. Agjentët e BKH-së e kanë zënë në befasi Gjinajn, duke i sekustruar celularin. Emri i Manastirliut dhe bashkëshortit të saj mësohet se kanë dalë gjatë hetimeve të SPAK për në kuadër të një dosje për korrupsion dhe pastrim parash në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në skemën e dyshuar të korrupsionit dyshohet se janë përfshirë edhe disa biznesmenë. Ka dyshime se Ogerta Manastirliu, kur ishte ministre e Shëndetësisë ka favorizuar disa kompani farmaceutike, duke u dhënë para publike. Nga ana tjetër, pronarët e firmave përfituese dyshohet se i kanë kaluar bashkëshortit të ish ministres, Ermal Gjinaj, tarifën e korrupsionit përmes faturave fiktive për shërbime që nuk ekzistojnë.
Redaksia e priza.al ka investiguar edhe më herët rreth mardhënieve klienteliste të ish ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu me bisnesmene të ndryshëm.
Mesa duket, pjesë për ndarjen e “tortës” së tenderave Ogerta ka bërë edhe bashkëshortin, Ermal Gjinaj, i cili tashmë është me telefon të sekuestruar.
Nuk dihet arsyeja konkrete se përse prokurorja Dorina Bejko firmosi një urdhër të tillë, por burimet për priza.al bëjnë me dije që janë disa çështje ku emri i Ermal Gjinajt është në qëndër të vëmëndjes e gjithashtu një tjetër hetim është çelur pikërisht për atë që priza.al paralajmëroi javë më parë.
Një pronë e dhuruar nga Klodian Allajbeu brenda ambienteve të “Equos Resort” mesohet se është nën lupën e hetuesve duke ndjekur çdo lëvizje bankare apo jo bankare.
Priza.al paçka çdo kostoje në përballlimin e publikimit të së vërtetës, i bën me dije dhe rikujton këdo që nuk është dakord me artikujt tanë apo me qendrimimin tonë redaksional, t’i drejtohen gjykatës.
Misioni i priza.al është i qartë dhe i pandalshëm: “Këtu lexoni atë që nuk thuhet askund”.

 

Përse kërcënon mediat me padi shefi i Evis Salës oligarku i shfrenuar Klod Allajbeu? (Detajet e akuzave, disa pyetje publike dhe prona që i fali burrit të Ogerta Manastirliut tek EQUOS Resort)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply