• Kontakt
Monday, October 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dibër/ Nëna pa asnjë kujdes nga shteti për djalin me çrregullime të spektit autik, e lidh me zinxhirë

21:15 : 26/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

VIDEO/ Protestuesit përleshje të dhunshme me policinë në Dibër

Dibër/ Gjendet e pajetë 70-vjeçarja e zhdukur prej tre muajsh, nis hetimi

Historia e Dhurata Hasës, nënës së divorcuar që kujdeset e vetme për djalin e saj 11-vjeçar me çrregullime të rënda të spektrit të autizmit, ngre pikëpyetje të forta për përgjegjësinë prindërore, por edhe për rolin e institucioneve që duhet të mbështesin familjet në vështirësi.

Dhurata Hasa është nënë e dy fëmijëve dhe e divorcuar prej gjashtë vitesh. Prej asaj kohe, ajo përpiqet të përballojë e vetme përgjegjësitë e rritjes së fëmijëve, duke u përballur me vështirësi të shumta, veçanërisht në kujdesin për djalin e saj 11-vjeçar, i cili vuan nga çrregullime të rënda të spektrit të autizmit.

Por historia e kësaj familjeje ka marrë një tjetër rrjedhë, pas një ngjarjeje që tashmë ka vënë në lëvizje organet e drejtësisë. Policia ka konstatuar se i mituri mbahej i lidhur me zinxhir në këmbë, një fakt që ka çuar në referimin e çështjes në Prokurorinë e Dibrës për veprime të mëtejshme ligjore, për dyshime për keqtrajtim të të miturit. Episod I ndodhur kur nënës I është dashur të punojë për të siguruar bukë për të miturin.

Megjithatë, përtej veprimit që po hetohet, kjo histori kërkon të shihet edhe në një këndvështrim tjetër: çfarë po ndodh me këtë nënë dhe me fëmijën e saj? Çfarë ndihme kanë marrë dhe çfarë mbështetjeje u është ofruar për të përballuar një situatë kaq të vështirë?

Mes lotësh, nëna kërkon të mos humbasë kujdestarinë e djalit.

Dhurata Hasa është e tronditur. Mes lotësh, ajo kërkon që të mos i hiqet kujdestaria e djalit, të cilën e ka fituar me vendim gjykate gjatë procesit të divorcit.

Frika e saj më e madhe duket se lidhet me të ardhmen e të birit dhe me mundësinë që të ndahet prej tij. Ajo përpiqet të shpjegojë situatën e saj, ndërsa përballet me pasojat e një ngjarjeje që tashmë ka marrë rrugën ligjore.

Në këtë histori, momentet më të dhimbshme janë ato kur nëna dhe djali shfaqin hapur trishtimin e tyre.

Teksa Dhurata qan dhe shpreh frikën për të ardhmen, edhe i biri i afrohet, e përqafon dhe qan bashkë me të. Një moment që tregon lidhjen mes tyre, por që njëkohësisht e bën edhe më të fortë nevojën për të parë përtej konfliktit me ligjin.

Në qendër të kësaj historie është një fëmijë 11-vjeçar, i cili nuk mund të mbetet vetëm objekt i një hetimi. Ai ka nevojë për një vlerësim të kujdesshëm të gjendjes së tij, për një mjedis të sigurt dhe për kujdes të përshtatur me nevojat që ka.

Policia ka referuar çështjen në Prokurorinë e Dibrës dhe organet e drejtësisë duhet të vlerësojnë përgjegjësitë konkrete. Por paralelisht me hetimin, duhet të ndërhyjnë edhe strukturat që kanë për detyrë mbrojtjen e fëmijëve dhe mbështetjen e familjeve në nevojë.

Shërbimet sociale duhet të vlerësojnë kushtet në të cilat jeton fëmija, nevojat e tij dhe mundësitë që ka nëna për t’i përmbushur ato. Nëse nevojitet, duhet të shqyrtohen shërbimet e specializuara, mbështetja në banesë, kujdesi ditor dhe çdo formë tjetër ndihme që mund të garantojë sigurinë e të miturit.

Nuk bëhet fjalë për të anashkaluar ligjin apo për të justifikuar një veprim që cenon sigurinë e një fëmije. Bëhet fjalë për të mos e kufizuar ndërhyrjen vetëm te ndëshkimi, kur ekziston edhe një detyrim për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla.

Një fëmijë me nevoja të veçanta nuk mund të lihet pa kujdesin që i nevojitet. Po kështu, një nënë që përballet me vështirësi të mëdha nuk duhet të mbetet pa u vlerësuar dhe pa u orientuar drejt shërbimeve që mund t’i ofrojnë ndihmë.

Në fund, pyetja mbetet: përtej hetimit dhe përgjegjësisë ligjore, kush do ta ndihmojë këtë nënë dhe kush do të garantojë që djali i saj të marrë kujdesin që meriton?

/Fiks Fare

Etiketa: çrregullime të spektit autikDiber

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Protestuesit përleshje të dhunshme me policinë në Dibër

13:00 : 16/10/2026
AKTUALITET

Dibër/ Gjendet e pajetë 70-vjeçarja e zhdukur prej tre muajsh, nis hetimi

15:07 : 06/10/2026
AKTUALITET

34 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive në Tiranë dhe Dibër

10:50 : 29/08/2026
AKTUALITET

Njëri kundërshtoi policët gjatë kontrollit, tjetri theu masën “arrest në shtëpi”, 2 të arrestuar në Dibër

13:22 : 25/08/2026
AKTUALITET

Konflikt brenda familjes në Dibër, 34-vjeçari dhunon kunatën, djali i saj qëllon me armë zjarri

11:27 : 15/08/2026
AKTUALITET

Zjarret në vend/ 14 vatra aktive, situata më kritike në Gurë-Lurë të Dibrës

21:18 : 13/08/2026

TË GJITHA

Dibër/ Nëna pa asnjë kujdes nga shteti për djalin me çrregullime të spektit autik, e lidh me zinxhirë

21:15 : 26/10/2026

Çfarë ndryshon në Serbi pas Vuçiçit? Daniel Serwer ndalet te Rusia, Kina dhe Kosova

21:03 : 26/10/2026

Me çfarë u plagos Erjon Vishkulli gjatë protestës? Prokuroria pret provën nga Italia

20:49 : 26/10/2026

Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia

20:34 : 26/10/2026

Kush janë maskarenjtë pas maskave?

20:21 : 26/10/2026

Burimi: Rënia e Vuçiçit i jep shpresë Shqipërisë, Europa mund ta detyrojë Ramën të pranojë qeverinë teknike

20:15 : 26/10/2026

Dosja Epstein trondit sërish SHBA-në, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump

19:58 : 26/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com