Kaos para Topit të Artë, faqja zyrtare shpall gabimisht tre fitues

26 Tetor 2026 | 21:22

Një gabim i pazakontë ka shkaktuar kaos pak orë para ceremonisë së Topit të Artë në Londër, pasi në faqen zyrtare të organizatorëve u publikuan artikuj që shpallnin Harry Kanen, Kylian Mbappen dhe Lamine Yamalin si fitues të çmimit për vitin 2026.

Sipas Daily Mail, artikujt u shfaqën veçmas në faqen zyrtare, duke krijuar konfuzion para se të zbulohej fituesi i vërtetë në ceremoninë që po mbahet në London Palladium.

Media britanike njofton se e kishte lajmëruar organizatorin për gabimin në orën 17:23, pas së cilës nisën telefonatat dhe komunikimet urgjente.

Artikujt për Kanen dhe Mbappen u hoqën nga faqja, ndërsa ai për Yamalin qëndroi i publikuar edhe më shumë se 30 minuta pasi organizatorët ishin njoftuar.
Artikulli për Kanen e shpallte sulmuesin e Bayern Munichut fitues të Topit të Artë pas një sezoni me 61 gola, ndërsa ai për Yamalin pretendonte se ylli i Barcelonës ishte bërë fituesi më i ri në histori, në moshën 19-vjeçare.
Ndërkohë, Mbappe përshkruhej si fitues pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Real Madridin.
Të tre lojtarët janë ndër emrat që kanë qenë në mesin e kandidatëve kryesorë për çmimin, por publikimi i këtyre artikujve nuk përbën konfirmim të fituesit. Sipas Daily Mail, organizatorët kanë nisur hetimet për të zbuluar se si ndodhi gabimi.
Kane synon të bëhet anglezi i parë që fiton Topin e Artë që nga Michael Owen në vitin 2001, ndërsa Mbappe dhe Yamal kërkojnë ta fitojnë për herë të parë në karrierën e tyre.
Fituesi zyrtar pritet të zbulohet gjatë ceremonisë së mbrëmjes në Londër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

Pavarësisht se ishte një nga pretendentët kryesorë për Topin e Artë për performancat e tij të shkëlqyera me ekipin kombëtar argjentinas në Kupën e Botës...
18:21 | 26/10/2026

Goditje për Barcelonën pas El Clasicos, ylli 19-vjeçar jashtë për shtatë javë

Xavi Espart do të mungojë rreth shtatë javë, pasi ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë gjatë El Clasicos kundër Real Madridit,...
18:01 | 26/10/2026

Mbappé trondit garën për Topin e Artë

Kylian Mbappé po fiton terren në garën për Topin e Artë, vetëm pak orë para ceremonisë së ndarjes së çmimit prestigjioz. Sipas të dhënave të...
15:50 | 26/10/2026