Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Modeli Rama dhe modeli Vuçiç

Vangjeli: Legjitimiteti moral i Ramës ka rënë, s’do të ketë fund të lumtur

21:22, 26/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka humbur legjitimitetin moral, pavarësisht se vijon të ketë shumicën parlamentare.

Vangjeli theksoi se skandalet e njëpasnjëshme i kanë dëmtuar imazhin kryeministrit, ndërsa e cilësoi modelin politik të qeverisjes si të gabuar dhe modelin ekonomik si të papërshtatshëm për Shqipërinë.

Sipas analistit, problemet që kanë nxitur pakënaqësinë qytetare dhe protestat mbeten të pazgjidhura, ndërsa Rama, edhe nëse qëndron në detyrë, mund të mos e ushtrojë më realisht autoritetin qeverisës.

“Legjitimiteti i tij moral, ajo përmasë e cila do të shoqërojë çfarëdo lloj qeverisjeje, ka rënë”, u shpreh Vangjeli, duke shtuar se historia e kryeministrave shqiptarë tregon se pushteti nuk garanton një fund të lumtur politik.

Pjesë nga intervista:

Ka 2000 vjet që këtë gjë e kanë thënë për herë të parë grekët e vjetër dhe latinët, dhe që atëherë shigjeta e dalë nga harku nuk është kthyer pas.

Po pra, dhe unë po të them që ka 2000 vjet që shigjeta e dalë nga harku, e verifikuar nga ata, që nuk është kthyer pas.

Natyrisht që shigjeta ka dalë nga harku. Tani nuk është më çështja a do të ndodhë ajo të cilën populli opozitar e ka kërkuar me ngulm që ditën e parë...

Çështja është kur dhe si do të ndodhë, se kush do të vijë pas tij është pyetja e fundit që bëhet në demokraci. Nuk di të të them kush, po di të të them identikitin, dhe identikiti i atij që do të vinte pas do të ishte një shqiptar normal, një shqiptar i cili do ta konsideronte...

Shiko, ne kemi qenë fëmijë atëherë dhe e kemi përjetuar në fëmijërinë tonë ikjen e Enver Hoxhës si një tragjedi, sepse të bindur nga ajo propagandë, kush më shumë e kush më pak, pavarësisht se në shtëpi mund të dëgjonim të tjera gjëra. Njeriu i cili ishte shitur si ati i Shqipërisë dukesh sikur po na linte të gjithëve jetimë. Në fakt, jo vetëm që s'ndodhi asgjë e tillë, sepse kombet jetojnë shumë herë më tepër dhe shumë herë më gjatë sesa individët, të cilët në një moment të caktuar çuditërisht, çuditërisht, nuk di të të them për qytete po në Shqipëri, të gjithë ata që kanë pasur jetëgjatësi e kanë identifikuar veten me kombin.

E kanë konsideruar veten si një dhuratë e madhe hyjnore që i është blatuar Shqipërisë, gjë që është krejt e gabuar. Pra, kur u tha në mënyrë të gabuar dhe u përgjithësua natyrisht një gjë e tillë për Enver Hoxhën, të gjithë të tjerët të cilët janë nën hijen e pushtetit të tij, që kanë tentuar t'i ngjajnë mënyrës se si qeverisi Shqipëria, qeverisjes së tij, nuk e kanë këtë shans.

Ideja e protestës, të cilën ju e përmendët që në fillim, ka sërish një tjetër ngarkesë. Edhe sikur bulevardi të jetë bosh, edhe sikur atje të mos ketë asnjë njeri i cili jo vetëm të qëllojë me gurë muret e kryeministrisë, po të mos protestojë, edhe sikur të ketë qetësi totale dhe Tirana t'i ngjajë Tiranës së përgjumur të prillit apo të majit që dukej sikur kishte hyrë në atë monotoninë politike ku si zakonisht thuhej 'këtu nuk ndodh asgjë', sërish problemet aty janë, problemet janë në rrugë, problemet janë në shtëpitë e shqiptarëve, dhe shkaqet që i kanë nxjerrë ata njerëz jashtë janë gjithmonë po jashtë dhe të mprehta. Kështu që ky është një proces, në të cilin dëshpërimi kolektiv nëse do të jetë, nëse ne do të arrijmë të shpëtojmë nga dallditë ciklike kolektive që marrim, do të shtrohet vetëm në këtë pikë: kur dhe si.

Rama mund ta mbyllë edhe një mandat tjetër. Mund të ndodhë, gjasat janë të vogla. Por një gjë sot është e sigurt: legjitimiteti i tij moral, ajo përmasë e cila do të shoqërojë çfarëdo lloj qeverisjeje, ka rënë. Ai vazhdon të ketë legjitimitetin numerik, ka numrat në kuvend, por historia dhe logjika gjithashtu na mëson që kjo nuk është hiç asgjë.

Legjitimiteti moral i tij është cënuar gradualisht. Çdo skandal i hiqte një copëz, një lëskër shkëlqimit të cilin ai pretendonte se kishte. I hiqte një llokum, i zbulonte një eshtër. Një eshtër e cila sot duket dhe mund të shfaqet në dy forma: në një model të gabuar politik, i cili edhe ai vetë e ka kuptuar që ka dështuar, dhe në një model ekonomik i cili nuk është i përshtatshëm për Shqipërinë, në rastin më të mirë. Por po jua them, e çoj logjikën deri në fund. Mund të qëndrojë në zyrë.

Të kërkoj ndjesë, po për të vënë një bast duhen dy palë që mendojnë ndryshe. Unë nuk jam palë në këtë bast sepse unë mendoj gjithashtu njëlloj. Mendoj gjithashtu njëlloj. Por një gjë është e vërtetë, më thashë edhe një herë, edhe nëse vazhdon të qëndrojë në zyrë, po e çoj si në matematikë arsyetimin in extremis, ai nuk qeveris dot më. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Kjo kjo të ngëllon shumë e bukur për t'u pranuar si e tillë, por si figurë letrare, vetëm si metaforë. Sepse Shqipëria, sepse Shqipëria ka një nevojë të dëshpëruar, Shqipëria ka nevojë të dëshpëruar për të qenë e qeverisur.

Pikërisht pra, pikërisht pra. Edhe ky shembull që i dhamë, le të supozojmë se e mori këtë listë. Po pastaj?

Ajo të cilën unë e shikoj si të përbashkët, edhe në të kaluarën ashtu mendonin. Ishin të rrethuar nga komplotet, nga imperialistët amerikano-anglezë nga njëra anë, social-imperialistët rusë nga ana tjetër, shih kur të reagojë tani. Doktor Berisha, jemi të rrethuar nga albanofobia, thoshte ai. Rama e shikon veten në qendër të një komploti ndërkombëtar ku janë përfshirë gjithkush dhe me gjithçka.

Po, dakord, mund ta pranoj që ka albanofobi. Dakord.

Po ta thashë, që të gjithë, ata njerëz që e kanë qeverisur këtë vend, fatkeqësisht, fatkeqësisht gjithmonë kanë menduar se i kanë shpatullat më të gjëra sesa pesha modeste që afron ky vend. Dhe nuk kanë pasur një fund të mbarë. Dhe një detaj, një detaj tjetër, dhe një detaj... Në 34-35 kryeministra që ka pasur Shqipëria, unë i kam kontrolluar herë pas here, madje e kam shkruar disa herë mbi një gjë të tillë. Dhe në fakt është qoftë një teori që vjen nga historia, qoftë dhe statistikë. Asnjë! Po asnjë nga këta nuk ka pasur një fund të lumtur. Asnjëri nga këta nuk ka ikur të gëzojë jetën e qetë të pensionistit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco