USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

26 Tetor 2026 | 21:55

Shtetet e Bashkuara kanë caktuar nëndetësen sulmuese me energji bërthamore USS Colorado, të klasit Virginia, si njësinë e parë amerikane që do t’i bashkohet forcës së nëndetëseve me bazë në Australi, duke filluar nga fundi i vitit 2027, njoftoi të hënën Pentagoni.

Vendimi u bë i ditur nga sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, zëvendëskryeministri dhe ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles, si dhe sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting.

Nisma është pjesë e partneritetit të sigurisë AUKUS mes SHBA-së, Australisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, i cili synon forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe pajisjen e Australisë me nëndetëse sulmuese me energji bërthamore, por të armatosura konvencionalisht.

Forca Rrotulluese e Nëndetëseve-Perëndim do të operojë nga baza detare HMAS Stirling, në Australinë Perëndimore. Baza pritet të presë me rotacion deri në katër nëndetëse amerikane dhe një britanike.

Sipas Pentagonit, aktivitetet e mirëmbajtjes që do të zhvillohen në Australi synojnë të forcojnë aftësitë teknike dhe infrastrukturore të vendit për mirëmbajtjen e nëndetëseve bërthamore amerikane dhe britanike.

Ky bashkëpunim konsiderohet një hap i rëndësishëm në përgatitjen e Australisë për të operuar dhe mirëmbajtur flotën e saj të ardhshme të nëndetëseve, si dhe në forcimin e pranisë strategjike të tre vendeve në rajonin Indo-Paqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vuri në pikëpyetje drejtësinë e zgjedhjeve presidenciale në Brazil, duke i cilësuar ato si të manipuluara dhe të korruptuara, pa...
21:46 | 26/10/2026

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën se do të ofrojë një shpërblim prej 1 milion dollarësh për këdo që raporton mashtrime zgjedhore në zgjedhjet...
21:20 | 26/10/2026

Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin

Presidenti iranian Masud Pezeshkiyan mbërriti sot në Moskë, ku do të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Forumit të Vendeve...
20:57 | 26/10/2026