Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, deklaroi se Shqipëria po përballet me një situatë diktatoriale, ndërsa e cilësoi kryeministrin Edi Rama një ‘kartë të djegur’, pa legjitimitet për të vijuar qeverisjen.
Sipas tij, presioni qytetar, humbja e legjitimitetit dhe dhuna ndaj protestuesve e kanë çuar kryeministrin drejt fundit politik, i cili, sipas tij, mund të jetë çështje ditësh.
Duke komentuar zhvillimet politike dhe protestat, Nesho u shpreh se Edi Rama e ka konsumuar veten politikisht dhe se nuk ka më legjitimitet përpara opinionit publik. Ai iu referua edhe zhvillimeve në Serbi, duke thënë se ato e kanë përforcuar bindjen e tij se kryeministri shqiptar është drejt fundit të pushtetit.
Sipas Neshos, largimi i Ramës mund të mos jetë një proces që do të zgjasë me muaj, por mund të zhvillohet brenda një periudhe të shkurtër, madje brenda disa ditësh.
‘Këtu është llaftari, këtu ka ardhur diktatura këmbëkryq. Një njeri i papërgjegjshëm me emocione psikike që po e çon vendin në vetëvrasje. Tani, amerikanët thonë patriotët duhet të derdhin gjakun për ta rivendosur atë. Dhe ky është aksiom i panegociueshëm.
Shiko, është ashtu siç mendojnë. Domethënë liria e fjalës, amendamenti i parë për amerikanët është diçka e shenjtë. Ky i ka hequr të gjitha.
Ky ka kapur median, e shikon çfarë pasqyrimi bën media dhe çfarë presioni i bën qytetarit në vend që të bëhej me qytetarin për këtë problematikë tepër të rëndësishme që po shkakton ky regjim kriminal.
Të dalim te thelbi. Unë jam nga ata njerëz që jam tashmë, gjithmonë e më shumë, edhe pas ngjarjeve të Revolucionit të Rinisë në Serbi, që ky është një kartë e djegur.
Dhe unë këtë e shikoj procese domethënë e shumta jo mujore, por mund të vijnë disa ditë të zgjatura.
Sepse e para është konsumuar, e dyta nuk ka legjitimitet përpara një opinioni publik që nga dita në ditë po i bën kërkesa të pastra për t'u tërhequr, për të reflektuar, për të dhënë llogari për ato shpërdorime që i ka bërë popullit, dhe së fundi ky ka ushtruar dhunë të papranueshme ndaj një të drejte kushtetuese që ka çdo qytetar i Shqipërisë.
Pra, unë jam plotësisht dakord me atë që thotë Lenci që sasia e njerëzve në shesh sigurisht do t'ia shkurtonte, do ta bënte çështje orësh.
Po të dilnin njerëzit në mënyrë të përgjegjshme, të ishin të gjithë si ata studentë të shkëlqyer, ai brezi i ri që po kërkon të marri përgjegjësinë përpara vendit të tij, të kishim dalë të gjithë në shesh, ky do të ikte si një langaraq kështu i turpshëm edhe nuk do të dinte ku do të fshihej.’, theksoi diplomati Agim Nesho në SYRI TV.© SYRI.net