E hënë, 26 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

A është Berisha organizator i protestës? Qori: Ai është gënjeshtari më i madh në histori, i shërben Edi Ramës

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, e ka cilësuar kryedemokratin Sali Berisha si gënjeshtarin më të madh të historisë.

I ftuar në “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, Qori tha se Berisha gënjen kur thotë se PD-ja ka organizuar protestën.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Berisha ka marrë përsipër se është organizatori i protestës?

Reklamë

Qori: Unë mendoj se Rama është pushtetari më i korruptuar i historisë së Shqipërisë, Berisha është gënjeshtari më i madh i historisë së Shqipërisë. Si mund të jetë Berisha organizatori i protestës, kur javën e parë e sulmoi egërsisht protestën? Si dreqin mund të jetë Berisha organizatori i kësaj proteste, kur thirrja është “Berisha në burg, Rama në burg”? Berisha gënjen për t’i shërbyer në këtë tango perverse Edi Ramës.

Rakipi: A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Serbi?

Qori: Vuçiç është një politikan i korruptuar, një shovinist, prapëseprapë dha dorëheqjen dhe hyri në terrenin e zgjedhjeve, çka Rama refuzon ta bëjë. Edhe protesta, edhe organizimi në Serbi ndryshojnë nga ato në Shqipëri. Për Lëvizjen Bashkë, synimi është rrëzimi i Edi Ramës. Se çfarë ndodh pas rrëzimit, është çështje tjetër. Unë nuk mendoj se është momenti për të folur për koalicion.

Bala: A jeni të bashkuar në shesh?

Qori: Po, jemi të bashkuar.

Bala: Me kë?

Qori: Me qytetarët. Ka parti të reja sa të duash.

Demalia: Këta po shfrytëzojnë protestën për të kapur ndonjë llokmë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.