Me 67 vota pro Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën e cila ndër të tjera parashikon ngritjen e një Komision Parlamentar i cili do të merret me hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Rezoluta e cila si pikë të parë e pati themelimin e këtij komisioni, parasheh edhe që; Të krijohet një linjë këshillimi falas për çiftet dhe familjet që po përballen me vështirësi; Sigurimi i shërbimeve të specializuara për parandalimin e sjelljes së dhunshme dhe përsëritjes së saj dhe Këshillimi psikologjik e edukim për parandalimin e dhunës në adoleshencën e hershme.
Në miratimin e kësaj rezolute nuk morën pjesë të gjithë deputetët.
“Të vijnë këtu e të hedhin akuza e mos me qëndru në sallë për të votuar, kjo për mua nuk ka asnjë kuptim. Gjithsesi secili deputet le ta ketë përgjegjësinë e vetë”, deklaroi Haxhiu.
© SYRI.net
Kurti kërkon hetim brenda 72 orësh për vrasjen e Arlindës: Çdo shkelje duhet të zbardhet
Në Kosovë mirëpritet humbja e Vuçiçit, ka paqartësi për Listën e Studentëve
Zanfina Ismaili reagon ashpër pas vrasjes së Arlindës: Jep dorëheqje kryeprokurore