EMRI/ Tentoi të kalonte 17 emigrantë me jaht nga Franca në Britani, shqiptari shpallet fajtor

EMRI/ Tentoi të kalonte 17 emigrantë me jaht nga Franca në Britani, shqiptari shpallet fajtor

22:47, 26/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shtetas me origjinë shqiptare është shpallur fajtor në Britaninë e Madhe për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm, pasi tentoi të transportonte 17 persona me një jaht nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani (NCA), Eno Gajda u arrestua më 27 gusht nga oficerët e sigurisë kufitare në brigjet e Dorset, pasi jahti me të cilin udhëtonte u pikas dhe u ndalua nga autoritetet.

BBC raporton se Gajda ishte nisur nga Dielette, në Francë, me destinacion zonën bregdetare pranë Portlandit, në Angli. Pas ndërhyrjes së autoriteteve, jahti u shoqërua në portin Portland Marina, ku u zbarkuan 17 personat që ndodheshin në bord, mes tyre 16 shtetas shqiptarë.

Çështja u hetua nga Agjencia Kombëtare e Krimit, ndërsa më 26 tetor Gajda u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës në Bournemouth. Ai pritet të mësojë masën e dënimit më 18 nëntor, në të njëjtën gjykatë.

Andy Tickner, drejtues i një prej njësive të NCA-së, paralajmëroi për rreziqet që paraqesin udhëtime të tilla detare për personat që transportohen në mënyrë të paligjshme.

Sipas tij, kalimi i emigrantëve përmes një prej korridoreve detare më të ngarkuara në botë përbën një veprim tepër të rrezikshëm, që mund të vinte në rrezik jetën e të gjithë personave në bord.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco