Donald Trump ka tërhequr vëmendjen gjatë një tubimi në Michigan, ku komentoi hapur format trupore të reperes Nicki Minaj, e cila ishte e pranishme për të shprehur mbështetjen për presidentin amerikan dhe kandidatët republikanë.
“Meqë ra fjala, shikoni çfarë të pasmesh të mira ka Nicki Minaj. Është e vështirë të mos i vëresh”, u shpreh Trump, duke shkaktuar reagime dhe duartrokitje nga publiku.
Më pas, ai e ftoi këngëtaren të ngrihej në këmbë dhe shtoi se shpresonte që ajo të mos ishte ofenduar nga komenti, duke theksuar se ai dhe mbështetësit e tij e vlerësonin.
Minaj iu bashkua më vonë Trump në skenë, ku shprehu mbështetjen e saj politike dhe u bëri thirrje votuesve në Michigan të mbështesnin kandidatët republikanë në zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit.
Ndërkohë, një video e publikuar nga Steven Cheung, drejtor i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, ka nxitur spekulime për një rol të mundshëm të reperes në administratën Trump. Minaj udhëtoi me avionin presidencial Air Force One dhe u shfaq në një video me Cheung, i cili la të kuptohej se mund të ishte gjetur një zëdhënëse e re.
Reperja reagoi me një flamur amerikan dhe një emoji, por deri më tani nuk është konfirmuar se i është ofruar ndonjë post zyrtar. Ajo ka shprehur gjithnjë e më shpesh mbështetjen për Trump dhe përfaqësuesit republikanë.









