Celebrities Film & Tv

Nga nesër në Top Albania Radio rikthehet transmetimi normal i programacionit!

Pas situatës së krijuar nga zjarri që përfshiu ambientet e Top Albania Radio-s në Arena Center, në Tiranë të enjten e datës 22 Tetor, transmetimi do t’i rikthehet normalitetit që nga dita e nesërme. Pas ndërprerjes së përkohshme të programacionit, emisionet e radios do të vijojnë sipas orarit të zakonshëm, duke rikthyer zërat dhe energjinë e tyre në transmetim. Nga mëngjesi deri në mbrëmje do të jeni në shoqërinë e emisioneve tuaja më të dashura…

Wake Up

Mëngjesi në Top Albania Radio fillon me ‘Wake Up’. Programi i njëkohshëm radio-televiziv i Top Channel e Top Albania Radio, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Programi nis analizat mbi lajmet e pritshme gjatë ditës, këmbimin valutor e parashikimin e motit. “Wake Up” vjen e thellohet me bisedat e mëngjesit me të ftuarit në studio. Bisedat janë përqëndrimi i mendimit e analizës apo i informacionit mbi gjithçka duke nisur nga politika, jeta e përditshme urbane e deri tek arti, spektakli dhe personazhet më interesante në vend. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. Gjatë tre orëve të transmetimit, veç informacionit tipik mëngjezor që tërheq vëmendjen e dëgjuesve dhe shikuesve, muzika e programit mbetet një nga armët e forta që prek te gjitha gjeneratat e audiencës dhe dëshiron që të jetë kolona zanore e çdokujt, që në nisje të ditës.

Live From Tirana

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

News – Ngjarjet Kryesore

Zhvillimet kryesore të ditës nga vendi, rajoni dhe bota i gjeni të pasqyruara në edicionet informative të lajmeve në Top Albania Radio. Në këtë hapësirë pasqyrohen lajme dhe ngjarje në kohë reale të përpiluara e përcjella pa anshmëri dhe me objektivitet. Informimi real e profesional është misioni i Top Albania Radios.

House Nation

Programi legjendë i muzikës elektronike vjen në Top Albania Radio me Dj që bëri historinë 20 vjeçare, Dori Dj. Bëhuni pjesë e Party-t më shpërthyese ku nuk keni nevojë për biletë, vjen aty ku jeni.

Mesdita e shndërrron Top Albania Radion në një klub të vërtetë ku e ftuar janë të gjithë që arrijnë radion në valët e saj tokësore, digjitale apo online. Me tendencat më elektronike, të reja të rrymave elektronike si edhe kryeveprat e DEFECTED dhe tracks-et që do të kthehen në kolonën zanore të diskotekave.

Ky program do ju bëjë të dëgjoni radion duke lëvizur gjymtyrët dhe hapur mendjen.

1KËNGËXTY

Votuar programi më i dëgjuar në Radio, #1Këngëxty vjen më përfshirës se kurrë! Programi më i vjetër i Top Albania Radio është akoma sot programi më i dëgjuar në radiot shqiptare edhe pse të dëgjosh një këngë në radio nuk është më e vetmja mënyrë për të dëgjuar muzikën që do në ditët e sotme.

Në Një këngë për ty rikthehen telefonatat direkte me dëgjuesit të cilët do të tregojnë copëza të ditës së tyre veç kërkesës muzikore. Gjithaq publiku mund të komunikojë përmes WhatsApp Voice Messages, SMS, Social Media etj. Lojërat dhe Quizzet e bëjnë trafikun më pak të padurueshëm, prandaj bëhuni dhe ju pjesë e programit!

Ndryshe

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjëndje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj.

Lancio

Lancio është një tjetër emision që ka nisur të transmetohet që në fillimet e Top Albania Radio. Qëllimi i këtij show radiofonik është promovimi i muzikës ndërkombëtare dhe asaj shqiptare. Njëkohësisht në thelb të këtij emisioni qëndron edhe pasurimi artistiko-kulturor i dëgjuesve. Informacionet mbi karrierën apo zhvillimet e aktiviteteve ndërkombëtare të artistëve janë të pamunguara. Lancio është rrjeta e informacioneve të fundit të muzikës më të mirë të momentit.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.