Sport

Pritjes i vjen fundi, Harry Kane fiton Topin e Artë 2026! Lë pas Mbappé dhe Yamal…

Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026! Sulmuesi anglez kurorëzohet si futbollisti më i mirë i vitit, duke triumfuar në garën prestigjioze përballë dy prej rivalëve kryesorë, Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ylli i Bayern Munich merr çmimin më të rëndësishëm individual në futbollin botëror, duke kurorëzuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.

Kane ka lënë pas në renditje francezin Kylian Mbappé dhe talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, për t’u ngjitur në majën e futbollit botëror. Për sulmuesin anglez, ky është një vlerësim madhor i paraqitjeve dhe kontributit të tij gjatë sezonit 2025-2026.

Fitorja e tij merr një rëndësi të veçantë edhe për futbollin anglez, pasi Kane bëhet anglezi i parë që fiton Topin e Artë që prej Michael Owen në vitin 2001.

Mbrëmja gala në Londër solli edhe ndarjen e disa çmimeve të tjera për futbollin e meshkujve dhe të femrave.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.