Kryeministri Edi Rama vijon prej ditësh ftesat e përditshme për dialog drejtuar studentëve protestues. Pas refuzimit të tyre dhe djegies e thyerjes së karrigeve të vendosura në bulevard, kreu i qeverisë nuk hoqi dorë nga thirrjet për dialog, duke i zëvendësuar karriget me stola guri.
Edhe këta të fundit u refuzuan nga protestuesit, të cilët i nxorën në rrugë. Ndërsa këtë mëngjes, Rama ka vendosur para zyrës së tij një sofër guri, mbi të cilën ka lënë letrat me mbishkrimin “Dialog”, duke përsëritur ftesën për studentët.