Janë mbyllur takimet e javës së tretë të Superligës në basketboll për femra, me Tiranën që komandon renditjen me 6 pikë të plota. Bardheblutë e trajneres Alibegaj mundën me lehtësi 71-53 Sopoti Eagles.
Një ndeshje pa shumë histori, komanduar nga kryeqytetaset. Ndërkohë që, debutueset e Sopoti Eagles (Pulaj 17 pikë e 10 rebound), mbyllin renditjen ende pa asnjë fitore deri më tani.
Fitore në sekondat e fundit korri Vllaznia, që në kryeqytet mundi 63-61 Studentin, dy ekipe që luajnë për një vend në play off. 20 pikët e Pëllumbi s’mjaftuan për Studentin, ndërsa për shkodranet u dallua Rreshpja me 19 pikë.
Në kryeqytet fiton edhe Flamurtari kampion, që mundi pa shumë mund 89-56 Partizanin, duke korrur fitoren e dytë në kampionat.
Superliga-Femra, java e 3-të
Studenti – Vllaznia, 61-63
Partizani – Flamurtari, 56-89
Tirana – Sopoti Eagles, 71-53
Renditja: Tirana 6 pikë, Vllaznia 5 pikë, Flamurtari 5 pikë, Partizani 4 pikë, Studenti 4 pikë, Sopoti Eagles 3 pikë.







