Martesa mes futbollistit brazilian të Romës, Wesley, dhe Amanda Martins ka përfunduar mes akuzave të rënda. Edhe pse prej kohësh jetonin të ndarë, Amanda vendosi të tregojë publikisht versionin e saj përmes Instagramit: “Më ka tradhtuar edhe kur ishim bashkë. Nuk ishte një rast i vetëm; tradhtitë e tij kanë qenë të panumërta dhe gratë e përfshira shumë, përfshirë prostituta”.
Amanda pretendon se ka prova: “Pashë gjithçka me sytë e mi. Kishte fotografi dhe video të takimeve, të cilat i transferova në telefonin tim. Madje, edhe në ato momente, ai mbante unazën e martesës”.
Ajo tregoi se Wesley i kishte mohuar tradhtitë, duke u betuar për Zotin dhe vajzën e tyre. Sipas saj, ishte tradhtuar edhe gjatë shtatzënisë, por kishte falur vazhdimisht për të shpëtuar familjen.
Amanda pretendon gjithashtu se ai u kërkonte numrin e telefonit kamariereve dhe vajzave të tjera, madje kur ishin bashkë në restorante. “Kur pi, humbet kontrollin”, – tha ajo, duke shtuar se kjo situatë i kishte shkaktuar kriza ankthi.







