“E turpshme dhe skandaloze”; Pellegatti denoncon një tjetër përdhosje të muralit të Franco Baresi

27 Tetor 2026
8:40
Alfred Lleshi
back button

“E pabesueshme dhe e turpshme! E kanë dëmtuar dhe përdhosur sërish imazhin e kapitenit tonë, Franco Baresi”. Kështu denoncoi gazetari Carlo Pellegatti në profilin e tij në Instagram, duke publikuar një video të muralit kushtuar legjendës së Milanit, të dëmtuar sërish nga vandalët.

“Isha këtu, përpara selisë së Milanit. E kanë lyer të gjithë Kupën me të zezë, ashtu si shiritin e kapitenit dhe logon. Turp!” – shkroi Pellegatti.

© instagram

Vetëm pak javë më parë, Luca Rosada, i njohur si Lucas Street Art, kishte rikthyer në “Casa Milan” veprën e re kushtuar Baresit, pasi murali i parë ishte vandalizuar.

“Fatkeqësisht, duket se gjithmonë mund të ndodhë diçka edhe më e keqe, por, për fat të mirë, as unë nuk do të dorëzohem. Do të kthehem për ta riparuar, në shenjë respekti për Franco Baresi”, – shkroi Rosada në komentet e postimit të Pellegatti.

© instagram © instagram

Lajme të tjera

Lajmet e fundit