Houston, Oklahoma e Memphis janë tri skuadrat që komandojnë renditjen e Konferencës së Perëndimit në NBA me “poker” fitoresh. Skuadra e Oklahoma mundi 125-114 Phoenix, ndeshje ku Mitchell realizoi 30 pikë dhe Shai 26.
Nuk zhgënjen Houston, që falë 29 pikëve të Alperen Sengun, mundi 120-110 Atlanta, duke mbetur e pamposhtur. Ndërsa Memphis, arriti të mposhtë 110-105 Utah Jazz jashtë fushe, ndeshje ku lojtarët e stolit të ekipit mik realizuan 48 pikë.
Fitoren e parë sezonale korri Golden State, që mposhti 134-114 Denver jashtë fushe, me Lendeborg protagonist, autor i 34 pikëve. Vazhdon të zhgënjejë Miami, ende pa asnjë fitore (4 humbje), që u mund 113-109 në shtëpi nga Dallas (Flagg 29 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Washington, 110-103
Cleveland – Minnesota, 127-125
Boston – Chicago, 134-99
Miami – Dallas, 109-113
Milwaukee – Indiana, 110-102
Oklahoma – Phoenix, 125-114
Houston – Atlanta, 120-110
Utah Jazz – Memphis, 105-110
Denver – Golden State, 114-134







