Studentët vijojnë qëndrimin e tyre kundër qeverisë, duke refuzuar dialogun dhe duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqje të Edi Ramës.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama duket se nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij, duke nxjerrë sërish para godinës së Kryeministrisë tavolinën prej guri me shënimin “Dialog”. Edhe pse të rinjtë dhe studentët kanë djegur karriget e tij ai sërish përdor propagandën e tij për të provokuar.
Studentët nga ana e tyre kanë bërë të qartë se nuk janë të gatshëm të ulen në dialog dhe se kërkesa e tyre kryesore mbetet largimi i kryeministrit.
Ndërkohë, vendosja sërish e tavolinës prej guri përpara Kryeministrisë shihet si një veprim që mund të shtojë tensionet dhe të revoltojë më shumë studentët.
© SYRI.net