Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplas të moshuarën në anë të rrugës! Dërgohet me urgjencë në spital

    Pavarësisht refuzimeve, Rama “këmbëngul” për dialog! Fton sërish protestuesit për bisedime

    U ekzekutua disa orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe parandalimin e dhunës ndaj grave

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Energjia në tregun e lirë, ERE përgatit rregulla të reja për krahasimin e çmimeve
    Ekonomi

    Energjia në tregun e lirë, ERE përgatit rregulla të reja për krahasimin e çmimeve

    October 27, 2026
    Energjia në tregun e lirë, ERE përgatit rregulla të reja për krahasimin e çmimeve

    Konsumatorët që furnizohen me energji elektrike në tregun e liberalizuar do të kenë mundësi të krahasojnë ofertat jo vetëm sipas çmimit, por edhe sipas kostos vjetore, kushteve të kontratës dhe tarifave shtesë.

    Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka nisur procedurat për miratimin e një rregulloreje të re për funksionimin e platformës ekzistuese të krahasimit të çmimeve, duke vendosur kërkesa të detajuara për publikimin dhe përditësimin e ofertave nga kompanitë furnizuese.

    Projekt­rregullorja është publikuar për konsultim më 20 tetor, pas vendimit nr. 288, datë 8 tetor 2026, me të cilin Bordi i ERE-s vendosi fillimin e procedurës administrative për miratimin e saj.

    Platforma e Krahasimit të Çmimeve (PCT) nuk është një shërbim i ri. Ajo është e aksesueshme që prej 15 marsit 2024, ndërsa ERE ka vendosur tashmë detyrimin e publikimit të ofertave për furnizuesit aktivë në tregun e lirë, për konsumatorët familjarë dhe jofamiljarë të vegjël me konsum vjetor të pritshëm nën 100 mijë kilovatorë (kWh).

    Rregullorja e propozuar përcakton një kuadër më të detajuar për mënyrën e funksionimit të platformës, e cila do të përfshijë ofertat e disponueshme për kategoritë e klientëve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

    Sipas dokumentit, ofertat do të renditen në mënyrë standarde nga çmimi më i ulët për njësi drejt më të lartit. Përdoruesit do të mund të filtrojnë alternativat sipas furnizuesit, kohëzgjatjes së kushteve ekonomike, mënyrës së pagesës, zbritjeve dhe llojit të çmimit.

    Një element i rëndësishëm i rregullave të propozuara është përllogaritja e shpenzimit vjetor të energjisë elektrike. Për çdo ofertë, platforma do të vlerësojë koston mbi bazën e konsumit të deklaruar nga klienti ose të dhënave historike. Kur këto mungojnë, do të përdoren profile standarde të përcaktuara nga ERE.

    Në përllogaritje do të përfshihen çmimi i furnizimit, tarifat e rrjetit, taksat, detyrimet e tjera të zbatueshme dhe zbritjet automatike. Shpenzimi i paraqitur do të jetë një vlerësim dhe jo një kosto e garantuar.

    Platforma do të përfshijë oferta me çmime fikse, të ndryshueshme dhe dinamike. Në rastin e çmimeve dinamike, kostoja ndryshon në intervale të caktuara sipas çmimeve të tregut të energjisë.

    Furnizuesit do të detyrohen t’i përcjellin ofertat për publikim përpara se t’i ofrojnë në treg. Ata do të jenë përgjegjës për saktësinë e informacionit dhe duhet të korrigjojnë ose përditësojnë të dhënat brenda 72 orëve nga konstatimi i ndryshimeve apo pasaktësive. Çdo ofertë do të shoqërohet me informacion mbi tarifat shtesë, kohëzgjatjen e kontratës, kushtet e zbritjeve dhe kostot e mundshme të përfundimit të saj.

    Aktualisht në tregun e lirë janë disa mijëra konsumatorë. Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike nisi në vitin 2018, me daljen në tregun e lirë të bizneseve të lidhura në tensionin 35 kV, për të vijuar gradualisht me ato në tensionin 20 dhe 10 kV.

    Procesi përmbylli fazën e fundit më 1 janar 2026, me kalimin e rreth 2,300 bizneseve të lidhura në tensionin 6 kV, duke u dhënë mundësinë të zgjedhin furnizuesin dhe të blejnë energji me çmime të përcaktuara nga tregu./ Monitor

    çmimet e energjisë energjia elektrike Enti Rregullator i Energjisë ERE furnizimi me energji konsumatorët e energjisë krahasimi i çmimeve liberalizimi i tregut rregullat e reja për energjinë sektori energjetik Shqipëria tarifat e energjisë elektrike tregu energjetik tregu i lirë i energjisë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplas të moshuarën në anë të rrugës! Dërgohet me urgjencë në spital

    October 27, 2026

    Pavarësisht refuzimeve, Rama “këmbëngul” për dialog! Fton sërish protestuesit për bisedime

    October 27, 2026

    U ekzekutua disa orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe parandalimin e dhunës ndaj grave

    October 27, 2026

    Energjia në tregun e lirë, ERE përgatit rregulla të reja për krahasimin e çmimeve

    October 27, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.