Tozaj trazon rrjetin/ Publikon shifrën: Ja sa lekë ka vjedhur Ardit Gjebrea nga…

Gazetari Elton Tozaj ka tërhequr vëmendjen me një publikim të ri në rrjetet sociale, këtë herë duke ngritur pikëpyetje mbi pagesat që moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea mund të ketë përfituar nga institucionet publike.

Në një postim në Instagram, Tozaj ka shpërndarë një tabelë që duket se përmban të dhëna për pagesa të kryera nga institucione të ndryshme, ku në fund shfaqet shuma totale prej 29.970.878 lekësh, ose rreth 300 milionë lekë të vjetra.

Mbi dokumentin e publikuar, gazetari ka shkruar: “Po Ardit Gjebrea sa lekë ka marrë nga taksat tona?

Përmes këtij mesazhi, Tozaj ka paralajmëruar se mund të publikojë informacione të tjera lidhur me pagesat në fjalë, duke lënë të kuptohet se do t’i rikthehet kësaj çështjeje gjatë mbrëmjes.

Në tabelën e shpërndarë dallohen disa shuma individuale, mes tyre 7.975.000 lekë, 4.300.000 lekë dhe 700.000 lekë. Megjithatë, pjesë të dokumentit janë mbuluar nga mbishkrimi, çka e bën të pamundur identifikimin e plotë të institucioneve, datave dhe qëllimit të pagesave.

Mbetet për t’u parë se çfarë dokumentesh dhe informacionesh shtesë do të paraqesë Tozaj në publikimin e paralajmëruar për orën 22:00./padorashka.com

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri