Në krye të “Listës së Studentëve” në zgjedhjet e Serbisë! Kush është kardiologu që sfidon Vuçiçin?

Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është në krye të “Listës së Studentëve” që sfidon Aleksandër Vuçiçin në zgjedhjet e Serbisë.

Pasi mbështeti publikisht protestat kundër korrupsionit të udhëhequra nga studentët, ai u shpall kryesues i “Listës Studentore” të pavarur në shtator të vitit 2026. Platforma e tij përqendrohet te decentralizimi i kujdesit shëndetësor dhe te dhënia e përparësisë mbijetesës kombëtare, përpara integrimit të menjëhershëm në Bashkimin Europian.

Në takimin e fundit të studentëve në Novi Sad, ku u prezantua si kandidat, Srdanoviç kujtoi se prej gati dy vitesh kërkohet një përgjigje për tragjedinë e Novi Sadit, ku u shemb çatia në stacionin e trenit dhe u vranë 16 persona.

Ai shtoi se qytetarët po kërkojnë një rrugëdalje përmes rinisë, “e cila duhet ta bëjë vendin më të mirë”.

Kreu i Listës së Studentëve ka lindur në vitin 1970 në Novi Sad. Ai ka përfunduar studimet, ka kryer specializimet dhe në vitin 2012 ka mbrojtur doktoraturën.

Që nga viti 2018, ai jep mësim në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, në departamentin e mjekësisë së emergjencave.

Srdanovië i mbështeti protestat studentore që nga fillimi, ndërsa foli për herë të parë në tubimet që u mbajtën në Beograd në maj të këtij viti.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri