Abonentët e “One Albania” ngrenë alarmin: Kompania ka ndërprerë internetin nuk aksesohen faqet e lajmeve. Black out-i në kulmin e protestave studentore

Abonentë të kompanisë One po raportojnë në redaksinë e BalkanWeb probleme me aksesin në internet. Sipas mesazheve të mbërritura në redaksi, përdoruesit nuk arrijnë të hyjnë në faqet e lajmeve në internet, ndërsa shfletuesit (browser-at) nuk funksionojnë.

Deri më tani, kompania nuk ka dhënë një shpjegim lidhur me arsyet e këtij ndërprerjeje të aksesit në internet, duke lënë abonentët pa informacion mbi situatën dhe kohën e rikthimit të shërbimit.

Ndërprerja e raportuar vjen në një moment kur protestat studentore kundër qeverisë janë në zhvillim, duke ngritur shqetësime për aksesin e qytetarëve në informacion. Nëse ndërprerja pengon përdoruesit të informohen për zhvillimet aktuale, kjo përbën një problem serioz për ushtrimin e së drejtës për informim.

Mbetet për t’u parë se çfarë e ka shkaktuar këtë situatë dhe kur do të rikthehet normalisht shërbimi i internetit për abonentët e One./BalkanWeb

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri