Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Jonida Maliqi: “Në gjirin tim kam hapur varr…”

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi i është bashkuar reagimeve të shumta publike pas ngjarjes së ndodhur gjatë protestës dje në Tiranë, ku një i ri u lëndua rëndë në sy nga një plumb gome.

Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, këngëtarja ka risjellë një mesazh mjaft prekës dhe me ngarkesë të fortë emocionale, të dedikuar sakrificës së të riut protestues.

Dedikimi për të riun e lënduar: “Urojmë të jetë tragjedia e fundit” Krahas imazhit domethënës me vargjet e kushtuara kësaj ngjarjeje, Maliqi ka shoqëruar postimin me një mesazh solidarizimi: “Me zjarr ju flas… me zjarr. Në gjirin tim kam hapur varr… Që t’i jap shpresë edhe t’ja marr… Dedikuar sakrificës së të riut dje në protestë! Urojmë të jetë tragjedia e fundit!”

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.