Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

    Raporti i KLSH për qarkullimin rrugor në Tiranë: Rreth gjysma e kamerave jashtë funksionit edhe para nisjes së protestave, problematika edhe me disa semaforë

    Mbeti i plagosur gjatë protestës, Erjon Vishkulli publikon mesazhin nga Italia: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Raporti i KLSH për qarkullimin rrugor në Tiranë: Rreth gjysma e kamerave jashtë funksionit edhe para nisjes së protestave, problematika edhe me disa semaforë
    Aktualitet

    Raporti i KLSH për qarkullimin rrugor në Tiranë: Rreth gjysma e kamerave jashtë funksionit edhe para nisjes së protestave, problematika edhe me disa semaforë

    October 27, 2026
    Raporti i KLSH për qarkullimin rrugor në Tiranë: Rreth gjysma e kamerave jashtë funksionit edhe para nisjes së protestave, problematika edhe me disa semaforë

    Edhe para protestave të dhunshme të nisura në Tiranë, sistemi i menaxhimit të qarkullimit rrugor kishte problematika serioze.

    Raporti i fundit i auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për qarkullimin rrugor në Bashkinë e Tiranës, i publikuar dje, thekson se më shumë se gjysma e kamerave të monitorimit në rrugët e kryeqytetit nuk funksiononin edhe para se të dëmtoheshin gjatë javëve të fundit, nga protestues të maskuar të dhunshëm.

    Sipas auditimit, më shumë se gjysma e kamerave të monitorimit nuk transmetonin pamje, një pjesë e semaforëve nuk ishin të integruar në sistemin qendror, ndërsa investimet për përmirësimin e transportit dhe qarkullimit rrugor kanë mbetur ndjeshëm larg planeve.

    “Nga 71 kamera të instaluara për monitorimin e trafikut në kryeqytet, 40, ose 56.3%, nuk transmetonin pamje gjatë verifikimit të KLSH-së më 1 korrik 2026, përpara dëmtimeve të fundit gjatë protestave. Për 11 kamera, ndërprerja e transmetimit kishte zgjatur nga dy deri në shtatë vjet, ndërsa 14 të tjera kishin qenë jashtë funksionit për periudha nga një deri në shtatë muaj. Sistemi i kamerave ishte plotësuar nëpërmjet një kontrate të vitit 2021, me vlerë rreth 59.9 milionë lekë. Auditimi konstatoi gjithashtu se platforma qendrore për shfaqjen e njëkohshme të pamjeve nuk funksiononte. Operatorët i monitoronin kamerat individualisht në kompjuter, ndërsa 10 semaforë nuk ishin integruar në sistemin qendror”, thuhet mes të tjerash në raportin e KLSH-së.

    Në raportin e KLSH-së vihet në dukje se problematika para nisjes së protestave të dhunshme ka pasur edhe në disa semaforë.

    Nga ana tjetër, në raport u evidentuan edhe mangësi në transportin publik, probleme në monitorimin e shërbimeve urbane dhe vonesa në projektet infrastrukturore.

    “Shpenzimet e programit të transportit publik në Bashkinë e Tiranës u rritën nga 325 milionë lekë në vitin 2023 në 1.53 miliardë lekë në vitin 2025. Megjithatë, pjesa dërrmuese e fondeve është përdorur për subvencione dhe rimbursime, përfshirë abonetë e studentëve dhe pensionistëve. Investimet përbënin 13% të shpenzimeve të programit në vitin 2023 dhe 30% në vitin 2024, por realizimi i tyre ishte zero. Në vitin 2025, investimet zinin vetëm 4% të shpenzimeve dhe u realizuan në masën rreth 2%”, thuhej më tej në raport.

    Përmes raportit KLSH paralajmëron se struktura e shpenzimeve, e orientuar kryesisht drejt subvencioneve, e kombinuar me realizimin e ulët të investimeve, krijon rrezik për mungesë ndikimi në përmirësimin e qarkullimit rrugor dhe cilësisë së shërbimit.

    Gjatë tre viteve, sipas raportit të KLSH-së, nuk është arritur të realizohet as niveli i investimeve të planifikuara vetëm për vitin 2023.

    infrastruktura rrugore Institucionet Publike kamerat e sigurisë kamerat jashtë funksionit KLSH kontrolli i qarkullimit menaxhimi i trafikut problematikat e sinjalistikës rrugore protestat në Tiranë qarkullimi rrugor në Tiranë raporti i KLSH-së semaforët në Tiranë Siguria rrugore trafiku në Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

    October 27, 2026

    Raporti i KLSH për qarkullimin rrugor në Tiranë: Rreth gjysma e kamerave jashtë funksionit edhe para nisjes së protestave, problematika edhe me disa semaforë

    October 27, 2026

    Mbeti i plagosur gjatë protestës, Erjon Vishkulli publikon mesazhin nga Italia: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

    October 27, 2026

    Mes tensioneve në Lindjen e Mesme/ Mbahen sot zgjedhjet në Izrael, vendimtare për fatin e vendit

    October 27, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.