Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet 31-vjeçari në Muriqan! Do të ekstradohet në Spanjë

27 Tetor 2026 | 10:13

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet në Muriqan. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi 31-vjeçari rezulton person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi.

Policia bën me dije se pasi Gjykata e Sabadell  i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.  Më tej bëhet me dije se po punohet për ekstradimin e tij.

“PKK Muriqan/ Akuzohet në Spanjë, për vjedhje me dhunë, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në dalje të Shqipërisë, u kap shtetasi shqiptar A. T.  alias A. B. alias A. C., 31 vjeç, banues në Mamurras. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata e Instruksionit nr. 4, Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 28.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. 

31-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Lezhë, të cilat kryen arrestimin e tij të përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Spanjë.  Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, vijon procedurat për ekstradimin e tij”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pakënaqësia nuk zgjidhet me plumba dhe shkopa gome”, ish-Prokurori: Të mbahet përgjegjësi

Ish-prokurori Eugen Beçi, duke folur për “Now”, ka komentuar protestat që po zhvillohen prej 14 ditësh në Tiranë, të shoqëruara me tensione dhe përplasje fizike....
22:22 | 26/10/2026

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë duke deklaruar se qeveritë në një demokraci ndryshojnë...
20:27 | 26/10/2026

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Kam bërë kallëzim penal për padrejtësitë lidhur me Aeroportin e Vlorës

Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas rreth shtatë orësh qëndrimi dhe marrjeje në pyetje. Në një prononcim për mediat pas...
17:27 | 26/10/2026