Kryeministri Edi Rama këmbëngul të vendimi për të mos dhënë dorëheqjen. Në një intervistë për median greke, Kathimerini, ai thotë se ata që po protestojnë kundër tij janë një pakicë që duan të marrin pushtetin me dhunë. Rama : Në një demokraci, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve, jo me bomba molotov. Populli shqiptar na dha një mandat të qartë vitin e kaluar dhe kam ndërmend ta zbatoj atë. Kushdo mund të kërkojë dorëheqjen time; kjo është pjesë e jetës demokratike. Askush nuk ka të drejtë ta imponojë atë me dhunë. Rama premton se shqetësimet reale të studentëve do të adresohen në buxhetin e vitit të ardhshëm.