Vrasja në Pejë, policia kontrolle në banesën e autorit të dyshuar! Gjenden armë, thika dhe gëzhoja
Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në banesën e autorit të dyshuar të vrasjes së Arlinda Zekajt, ngjarje e cila tronditi Pejën dhe të gjithë vendin.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tre thika, 115 gëzhoja dhe një sëpatë.
“Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë. Rasti është duke u hetuar”, thekson policia.
Albert Sylaj dyshohet se të dielën mbrëma vrau me sëpatë ish-kunatën e tij, Arlinda Zekajn, disa minuta pasi ajo ishte kthyer nga komisariati i policisë. I dyshuari vazhdon të jetë në kërkim.
Ngjarja ka tronditur vendin teksa viktima para ngjarjes kishte kërkuar ndihmë nga autoritetet. Ajo gjithashtu kishte dërguar letra autoriteteve duke i konsideruar si shpresa e fundit teksa njoftuar se jeta e saj rrezikohej.
Viktima ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë kishte njoftuar policinë për dhunë në familje. Lidhur me këtë kallëzim ishte arrestuar bashkëshorti i saj i cili ishte ndaluar më pas për 48 orë. Pas kthimit të saj në banesë, rreth orës 21:10, policia ishte njoftuar se gruaja ishte gjetur pa shenja jete.
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje
Kurti: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si janë trajtuar denoncimet e saj
Vrasja në Pejë, mblidhet Kuvendi i Kosovës, mbahet një minutë heshtje
- 10:49 Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin
- 10:43 Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë
- 10:38 1853 fishekzjarre në magazinë, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë! Dyshohet se furnizonte protestën
- 10:38 Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia
- 10:33 Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore
- 10:25 Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit