Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person! Detajet e para

27 Tetor 2026 | 11:04

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të martë në fshatin Shtoj të Shkodrës. Nga të shtënat raportohet për një të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal të zonës teksa i plagosuri ka marrë plagë në këmbë. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje. Policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj plagosjeje.

“Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Berat-Dimal, makina përplas biçikletën dhe këmbësoren! Humb jetën 63-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në aksin Berat-Dimal. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Moravë, ku si pasojë ka humbur...
12:33 | 27/10/2026

 Protestat studentore në Tiranë, lirohen 12 protestues! Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Gjykata ka vendosur lirimin nga qelia të 12 protestuesve të arrestuar në kuadër të protestave të zhvilluara ditët e fundit në Tiranë. Për 12 personat,...
12:00 | 27/10/2026

Protesta e studentëve, vijon bojkoti i mësimit në Universitetin e Korçës

Bojkoti i mësimit në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë pritet të vijojë, pasi shumica e studentëve të përfshirë në votimin e zhvilluar janë shprehur...
11:41 | 27/10/2026