Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestohet 51-vjeçari në Tiranë; kishte magazinuar 1853 fishekzjarre për t’ua shitur pjesëmarrësve në tubime

timoni.al by timoni.al
October 27, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Arrestohet 51-vjeçari në Tiranë; kishte magazinuar 1853 fishekzjarre për t’ua shitur pjesëmarrësve në tubime
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Evidentohet një tjetër ambient ku magazinoheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, me qëllim shitjen pjesëmarrësve në tubime për kryerje të veprimeve të dhunshme. Në kuadër të fazës së tretë të operacionit të koduar “Fireworks”, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që furnizojnë pjesëmarrës në tubimet e fundit me sende të kundërligjshme për kryerjen e veprimeve të dhunshme kundër punonjësve të Policisë dhe kundër objekteve publike e private, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 51 vjeç.

Gjatë kontrollit në magazinën që ky shtetas administronte në rrugën “Çamëria”, u gjetën 1,853 fishekzjarre. 51-vjeçari nuk dispononte licencë për shitjen e këtyre mallrave dhe as dokumente shoqëruese për blerjen e tyre. Nga informacionet e siguruara dyshohet se shtetasi i arrestuar iu ka shitur lëndë piroteknike shtetasve të maskuar, autorë të veprimeve të dhunshme, gjatë tubimit të datës 24.10.2026.

Dje, Policia e Tiranës sekuestroi gjithashtu nga një banesë në rrugën “Zela” 47 pako me fishekzjarre që shiteshin për qëllime të kundërligjshme. Mallrat e sekuestruara u paraprinë veprimeve procedurale, dhe materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Operacioni “Fireworks” ka synuar goditjen e rrjeteve dhe individëve që furnizojnë pjesëmarrësit në tubime me sende piroteknike dhe të tjera të ndaluara, të cilat përdoren gjatë protestave apo tubimeve me qëllim kryerjen e veprimeve të dhunshme ndaj forcave të rendit dhe pronës. Përveç se sekuestrimit të lëndëve të piroteknikës dhe arrestimit në flagrancë të një administruesi magazine, rasti po vijon të hetohet nga organet përkatëse sipas procedurave ligjore.

Previous Post

Plagosur në sy në protestë, reagon Vishkulli pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

Next Post

Laporta përkrah Lamine Yamal: E meritonte Topin e Artë, duhet ta mbështesin, mund ta fitojë vitin tjetër

Next Post
Laporta përkrah Lamine Yamal: E meritonte Topin e Artë, duhet ta mbështesin, mund ta fitojë vitin tjetër

Laporta përkrah Lamine Yamal: E meritonte Topin e Artë, duhet ta mbështesin, mund ta fitojë vitin tjetër

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al