Policia konfirmon plagosjen në Shkodër: Autori ende i paidentifikuar
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket të shtënave me armë zjarri në qytetin e Shkodrës të regjistruara pak minuta më parë. Sipas raportimeve të policisë, një person ka mbetur i plagosur, shtetasi T. H., i cili ndodhet në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, bëhet e ditur gjithashtu se autori nuk është identifikuar, teksa po punohet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Protesta e studentëve, vijon bojkoti i mësimit në Universitetin e Korçës
Plagë në këmbë, detaje nga plagosja në Shkodër! Identifikohet i plagosuri
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person! Detajet e para
- 11:41 Protesta e studentëve, vijon bojkoti i mësimit në Universitetin e Korçës
- 11:36 Plagë në këmbë, detaje nga plagosja në Shkodër! Identifikohet i plagosuri
- 11:36 ‘Historitë e Çmendura të Tiranës”! Ben Blushi roman të ri: Nga keqardhja për qytetin ku kam lindur
- 11:30 Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët
- 11:19 Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona
- 11:15 Në moshën 39 vjeç, Leo Messi përfundoi i 5-ti në garën për “Topin e Artë” 2026