Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas SPAR-it, Saimir Mane shet edhe Tirana Bank?

    Akuzohet për vjedhje me dhunë në Spanjë, arrestohet në Muriqan 31-vjeçari. Pritet ekstradimi i tij

    Banka Botërore: Ekonomia shqiptare rritet me 3,4% në vitin 2026, papunësia në nivelin më të ulët historik! Sfidë mbeten produktiviteti dhe krijimi i vendeve të punës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Pas SPAR-it, Saimir Mane shet edhe Tirana Bank?
    Aktualitet

    Pas SPAR-it, Saimir Mane shet edhe Tirana Bank?

    October 27, 2026
    Pas SPAR-it, Saimir Mane shet edhe Tirana Bank?

    Banka më e madhe e Sllovenisë, NLB, po përgatitet të hapë një zyrë përfaqësimi në Shqipëri. Tregu i vetëm i Ballkanit Perëndimor që kjo bankë nuk e ka është pikërisht Shqipëria, ndërsa presidenti i bordit të saj drejtues, Blaž Brodnjak ka pohuar më parë se do të shqyrtonte një blerje në vendin tonë nëse një bankë del në shitje.

    ‘Nëse lind një mundësi për të blerë një bankë në muajt në vijim, ne me siguri do ta marrim shumë seriozisht.’, ka pohuar ai këtë shtator.

    Burime pranë redaksisë kanë bërë me dije se një mundësi e tillë po shqyrtohet dhe se mund të nisë një tratativë me ‘Tirana Bank’, e cila ka në zotërim 8.1 % të sistemit, ndërsa kryeson Banka Kombëtare Tregtare me rreth një të katërtën e sistemit, Credins një të gjashtën dhe Raiffeisen një të shtatën.

    Një lidhje e mëparshme mes grupit që zotëron Tirana Bank dhe bankës sllovene është e vendosur në marrëveshjen e kredisë me vlerë 72 milionë euro që financoi ndërtimin e qendrës tregtare East Gate Mall, projekt i mbështetur nga një investim total prej 103 milionë eurosh nga Grupi Balfin.

    Kredia siguroi 38.5 milionë euro nga Grupi NLB (20 milionë euro nga NLB dd Ljubljana dhe 18.5 milionë euro nga NLB Banka AD Skopje), 18.5 milionë euro nga Komercijalna Banka AD Skopje, 10 milionë euro nga Raiffeisen Bank Albania dhe 5 milionë euro nga Halk Banka AD Skopje.

    Tirana Banka rezulton me një fitim neto në 6-mujorin e parë 2026 me rreth 14.4 milionë euro, me depozitat e klientëve në qershor rreth 1.7 miliardë euro dhe portofoli i kredive po në këtë muaj me 1.1 miliardë euro. Sipas pasqyrave financiare të bankës, në fund të vitit 2024 , kapitali rezulton rreth 16.32 miliardë lekë, ndërsa fitimi neto vjetor rreth 2.87 miliardë lekë.

    Ende nuk ka asgjë të zyrtarizuar për një marrëveshje mes palëve, por këmbëngulja e sllovenëve për të hyrë në tregun shqiptar duket e pakthyeshme.

    Drejtuesit e bankës sllovene e vlerësojnë zgjerimin, duke argumentuar se vonesa e mëtejshme e pranimit në BE për Ballkanin Perëndimor nuk mund të justifikohet më dhe se nuk ka Evropë të sigurt pa rajonin brenda unionit.

    Banka Kombëtare e Sllovenisë biznesi shqiptar Grupi BALFIN investimet në Shqipëri negociatat për shitjen e bankës NLB Samir Mane sektori bankar shitja e SPAR-it shitja e Tirana Bank Tirana Bank tregu bankar shqiptar tregu financiar Viva Fresh
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas SPAR-it, Saimir Mane shet edhe Tirana Bank?

    October 27, 2026

    Akuzohet për vjedhje me dhunë në Spanjë, arrestohet në Muriqan 31-vjeçari. Pritet ekstradimi i tij

    October 27, 2026

    Banka Botërore: Ekonomia shqiptare rritet me 3,4% në vitin 2026, papunësia në nivelin më të ulët historik! Sfidë mbeten produktiviteti dhe krijimi i vendeve të punës

    October 27, 2026

    BKT ngec në Arbitrazh: JO ekzekutimit të kolaterali për kredinë e VIA. Pacolli 7 orë në SPAK. QKR i kthen Aksionet (DEKLARATA)

    October 27, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.