Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Shtoj, në Shkodër.
I plagosuri është shtetasi Taulant Hoti, i cili është qëlluar në këmbë dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Në një njoftim zyrtar, Policia e Shkodrës bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, në ambientet e jashtme të një lokali në këtë fshat.
Sipas informacionit paraprak, autori i dyshuar, ende i paidentifikuar, ka plagosur me armë zjarri Taulant Hotin.
Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Deri më tani, nuk ka informacion të mëtejshëm mbi shkaqet e plagosjes apo motivet e autorit të dyshuar.













