Maguire: Diçka duhet të ndryshojë tek United, duhet të marrim përgjegjësi dhe të japim llogari

27 Tetor 2026
11:15
Telesport
back button

Mbrojtësi i Manchester City, Harry Maguire, duke folur për Sky Sports, ka reaguar për situatën e krijuar te “djajtë e kuq”. Situata nuk është aspak e mirë pas humbjes 3-0 në “Old Trafford” ndaj Bournemouth, me tifozët që vërshëllyen gjatë lojtarët por jo trajnerin.

“Nuk ishte mjaftueshëm mirë. Nëse pëson gol në Premier League, gjithmonë bëhet e vështirë. Më pas, bëmë gabime te goli i dytë. Nuk u paraqitëm mjaftueshëm mirë. Nuk meritonim asgjë nga kjo ndeshje”, tha Maguire.

“Për momentin, gjërat nuk po funksionojnë. Rezultatet nuk kanë qenë mjaftueshëm të mira. Kemi një sezon të gjatë përpara. Duhet të gjejmë një zgjidhje. Duhet t’i bësh pyetje vetes, të shikosh veten në pasqyrë dhe të mendosh se çfarë mund t’i ofrosh skuadrës. Nëse lojtarët e bëjnë këtë, do të dalim nga kjo periudhë e vështirë”, shtoi mbrojtësi.

Më tej, Maguire tha: “Duhet të marrim përgjegjësi dhe të japim llogari. Është një klub i madh dhe duhet t’u vërtetosh të gjithëve pse e mban veshur këtë fanellë. Sezonin e kaluar, Michael e ndryshoi rrënjësisht ecurinë tone, luajtëm futboll të shkëlqyer dhe fituam ndeshje”.

“Por, këtë sezon, nuk kemi fituar mjaftueshëm ndeshje. E dimë që nuk është mjaftueshëm mirë. Duam të bëjmë më mirë dhe të arrijmë rezultate më të mira për tifozët. Diçka duhet të ndryshojë“, tha Maguire.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit