• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Protestat/ Tabaku: Janë 1000 të rinj të shoqëruar e të arrestuar, 250 prej tyre të mitur

by Sport Sport
October 27, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
Protestat/ Tabaku: Janë 1000 të rinj të shoqëruar e të arrestuar, 250 prej tyre të mitur
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së komisionit parlamentar të të Drejtave të Njeriut dhe Medias, deklaroi se protestat e zhvilluara në Tiranë gjatë muajve të fundit kanë nxjerrë në pah një krizë përfaqësimi dhe besimi te institucionet.

Tabaku tha se ajo që po kërkojnë shqiptarët është tërheqja e qeverisë dhe krijimin e nje qeverie teknike, duke theksuar se “kjo eshte axhenda qe ka Shqiperia sot”.

“Duhet patjetër që sot të kemi një qasje tjetër. Të kemi një ndryshim. Unë e kam humbur shpresën që ju do reflektoni dhe do ndryshoni. Po të më kërkonit 2013-ën, do ju sillja amendamente.

E kemi bërë këtë. Po sot njerëzit kërkojnë një zgjidhje politike, kërkojnë tërheqjen e qeverisë, kërkojnë një qeveri teknike, kërkojnë që të reflektojmë për këtë sistem që sot ka përqendruar çdo pushtet në një dorë dhe që sot fatkeqësisht ka ndrydhur edhe të ardhmen e Shqipërisë.

Kështu që kërkesa ime është që kjo axhendë që Shqipëria ka që nuk e vendosim dot ne, e ka vendosur rruga, e kanë vendosur studentët, e ka vendosur protesta, të sillet edhe këtu në parlament dhe ne të kemi këtë rend dite sot”, deklaroi Tabaku.

Po ashtu ajo ngriti edhe shqëtësimin e dhunës policore të ushtruar ndaj të rinjve protestues, duke thene se jane 1000 të rinjë të shoqëruar e arrestuar, nga të cilet 250 janë të mitur.

“Në emër të opozitës kam kërkuar që në këtë komision të raportojë Ervin Demo. Kam kërkuar që të raportojë Skënder Hitaj. Kam kërkuar që të raportojë komisioneri për antidiskriminimin. Sepse ne kemi parë qytetarë të Tiranës të dhunoheshin e tërhiqeshin zvarrë.

Në cilësinë e kryetares së këtij komisioni kam qenë 2 herë në ditë në paraburgim. Kam qenë çdo darkë në komisariatet e policisë. Kam qenë çdo ditë në spitalin e Traumës. Dhe ju siguroj, pa asnjë konotacion politik, se është bërë barbari ndaj të rinjve.

Janë 1.000 të rinj të shoqëruar të arrestuar, 250 prej të cilëve janë të mitur.

Janë të mitur, si do ndiheshin në qoftë se fëmijët tuaj atje do të arrestoheshin? E ju do prisnit jashtë derës së komisariatit vetëm pse ishin veshur me të zeza. Si do ndiheshit në qoftë se do ishin të afërmit tuaj? Si do ndiheshit në qoftë se do ishin persona të cilët ju keni lidhje?

Kam takuar prindër të shokuar. Kam takuar prindër që ishin thyer fëmijëve gjymtyrët. Që i ka gjuajtur policia në mënyrë çnjerëzore në kokë. Dhe sot neve nuk mund të mblidhemi dhe të sillemi sikur asgjë s’ka ndodhur. Unë e kam theksuar gjithmonë që unë jam për përdorimin e institucioneve. Por ne duhet që t’i japim vlerë parlamentit. Dhe duhet që në këtë parlament, patjetër të raportonte ministri i brendshëm.

Me një kërkesë që unë kam bërë këtu që një javë më parë. Duhet të raportonte drejtori i policisë për masat ekstreme që ka marrë. Për trajtimin çnjerëzor, për rrahjen në komisariate.

Duhet të raportonte se kush ishin ato persona pa numër identifikimi që kanë rrahur të rinjtë e Tiranës. Duhet të raportonte për shkeljen e të drejtave të njeriut”, tha Tabaku.

Më tej, Tabaku deklaroi se 47 gazetarë janë kërcënuar, intimiduar ose goditur në 43 raste që lidhen me veprimet e policisë.

Deputetja iu referua gjithashtu një raporti të Reporterëve pa Kufij, për të cilin tha se ngre shqetësime lidhur me trajtimin e gazetarëve dhe pengesat në ushtrimin e profesionit të tyre, edhe kur ata janë të identifikuar si përfaqësues të medias.

 

Previous Post

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person (Emri)

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

Protestat/ Tabaku: Janë 1000 të rinj të shoqëruar e të arrestuar, 250 prej tyre të mitur

Protestat/ Tabaku: Janë 1000 të rinj të shoqëruar e të arrestuar, 250 prej tyre të mitur

October 27, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person (Emri)

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person (Emri)

October 27, 2026
Përplasje te “Ligjet”, Bylykbashi kërkon dorëheqjen e Ramës, Manja: Shihni ëndrra!

Përplasje te “Ligjet”, Bylykbashi kërkon dorëheqjen e Ramës, Manja: Shihni ëndrra!

October 27, 2026
Aksident në kryqëzimin e Vasil Shantos, motori përplas këmbësorin

Aksident në kryqëzimin e Vasil Shantos, motori përplas këmbësorin

October 27, 2026
Ishte shpallur në kërkim/ Ndalohet ish-juristi i Kadastrës, ndaj tij ishte caktuar masa e ‘arrestit me burg’

Ishte shpallur në kërkim/ Ndalohet ish-juristi i Kadastrës, ndaj tij ishte caktuar masa e ‘arrestit me burg’

October 27, 2026
U lëndua në sy gjatë protestës/ Erjon Vishkulli publikon mesazhin nga Italia: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

U lëndua në sy gjatë protestës/ Erjon Vishkulli publikon mesazhin nga Italia: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

October 27, 2026
Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

October 27, 2026
Efekti domino nga Serbia në Shqipëri; mes shpresës dhe sfidave politike

Efekti domino nga Serbia në Shqipëri; mes shpresës dhe sfidave politike

October 27, 2026
Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 Tetor 2026

Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 Tetor 2026

October 27, 2026
15 ditë revoltë studentore, Rama fton sërish të rinjtë për dialog, vendos tavolinën e gurtë para Kryeministrisë

15 ditë revoltë studentore, Rama fton sërish të rinjtë për dialog, vendos tavolinën e gurtë para Kryeministrisë

October 27, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

    DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Djegia e makinës në aksin Kardhiq–Delvinë, ndërron jetë te Trauma 37-vjeçari /EMRI

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandal/ “E vrau natën, e qau ditën”, familja e Erion Vishkullit nxjerr bllof propagandën e Ramës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL