Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e ndodhur paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës.
Burime mediatike bëjnë të ditur se i plagosuri Taulant Hoti është këngëtar në lokalin ky u plagos.
Këngëtari po pinte kafen e mëngjesit kur papritur një person me maskë si ato që përdoreshin në kohën e Covidit, është afruar dhe e ka qëlluar nga pas shpine duke e lënë të plagosur.
Policia po punon për identifikimin e autorit të dyshuar.












