‘Historitë e Çmendura të Tiranës”! Ben Blushi roman të ri: Nga keqardhja për qytetin ku kam lindur

27 Tetor 2026 | 11:36

Shkrimtari Ben Blushi ka njoftuar botimin e romanit të tij më të ri, “Historitë e Çmendura të Tiranës”, një vepër që rrëfen 400 vite histori të kryeqytetit shqiptar, nga viti 1600 deri në vitin 2000.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi shprehet se libri është shkruar nga keqardhja për qytetin ku ka lindur, duke e lidhur historinë e trazuar të Tiranës me situatën që ajo po përjeton aktualisht.

Postimi i plotë i Ben Blushit:

HISTORITË E CMENDURA TË TIRANËS, ROMANI IM I RI

Historitē e Cmendura të Tiranës është romani im i ri që sot shkoi në shtypshkronjën Onufri.

Ky roman u shkrua nga keqardhja për qytetin ku kam lindur. Për Tiranën ka më pak libra se për cdo kryeqytet tjeter evropian.

Historitë e Cmendura të Tiranës tregon luftërat, pushtimet, ndërtimet dhe intrigat që i bënë njeri-tjetrit qindra pashallarë, bejlerë, aventurierë, ushtarakë, shkrimtarë, poetë, mbretër dhe perandorë për të kontrolluar qytetin nga viti 1600 deri nē vitin 2000.

Kushdo që do lexojë këtë histori të shtrirë në 400 vjet do kuptojë se Tirana është djegur disa herë sic po ndodh dhe sot dhe gjithmonë është ringritur më e bukur dhe më vitale.

Është një koincidencë fatale, aspak e planifikuar që libri botohet pikërisht këto ditë kur qyteti po vuan.

Duke nisur nga data 3 nëntor Historitë e Cmendura të Tiranës do jetë nē cdo librari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

Piktura “Iris” nga Claude Monet, të cilën publiku nuk pati mundësi ta shihte për një kohë të gjatë, u shit në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s”...
15:31 | 26/10/2026

Aktori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i bashkohet Sylvester Stallone në sezonin e ri të “Tulsa King”

Aktori, skenaristi dhe regjisori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i është bashkuar kastit të sezonit të pestë të serialit të suksesshëm “Tulsa King”, përkrah ikonës së kinemasë...
12:15 | 12/10/2026

Autor apo algoritëm? Letërsia në krizë

Është tema kryesore në Panairin e Librit  në Frankfurt: në çfarë mase do ta ndryshojë inteligjenca artificiale sektorin e botimeve, dhe në çfarë mase ky...
12:13 | 11/10/2026