Plagë në këmbë, detaje nga plagosja në Shkodër! Identifikohet i plagosuri

27 Tetor 2026 | 11:36

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të martë në Shkodër. Mësohet se i plagosur ka mbetur Taulant Hoti.

Hoti ndodhej duke pirë kafen e mëngjesit kur është qëlluar me armë zjarri nga një person i paidentifikuar, i cili dyshohet se ishte i maskuar. Ai ka marrë plagë në këmbë.

Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes teksa ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në fshatin Shtoj. Hoti është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku ka marrë ndihmë mjekësore.

Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga bën me dije se i plagosuri do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e plumbit nga këmba.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve, vijon bojkoti i mësimit në Universitetin e Korçës

Bojkoti i mësimit në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë pritet të vijojë, pasi shumica e studentëve të përfshirë në votimin e zhvilluar janë shprehur...
11:41 | 27/10/2026

Policia konfirmon plagosjen në Shkodër: Autori ende i paidentifikuar

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket të shtënave me armë zjarri në qytetin e Shkodrës të regjistruara pak minuta më parë....
11:10 | 27/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person! Detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të martë në fshatin Shtoj të Shkodrës. Nga të shtënat raportohet për një të plagosur. Sipas të...
11:04 | 27/10/2026