Aksidentet rrugore në Shqipëri janë rritur me 6% gjatë periudhës janar-shtator 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, në nëntë muaj janë regjistruar 1.090 aksidente, nga 1.028 që ishin në vitin 2025. Ndërkohë, numri i personave të vrarë ose të plagosur është rritur nga 1.441 në 1.508.
Vetëm gjatë muajit shtator janë regjistruar 107 aksidente rrugore, nga 102 raste që ishin në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, me një rritje prej rreth 5%. Megjithatë, numri i viktimave ose të lënduarve ka shënuar një ulje të lehtë, nga 135 në 130.
Sipas INSTAT sjellja e drejtuesve të mjeteve mbetet shkaku kryesor i aksidenteve, ku gjatë shtatorit, 90,7% e rasteve kanë ardhur si pasojë e veprimeve të tyre.
Grupmosha nga 0-24 vjeç përmban përqindjen më të lartë të aksidenteve, me 27,1% të totalit.
Për sa i përket kohës dhe ditëve kur ndodhin aksidentet, e premtja rezulton dita me numrin më të lartë të rasteve, me 16,8%, ndërsa e shtuna ka shënuar përqindjen më të ulët, me 11,2%. Pjesa më e madhe e aksidenteve është regjistruar në harkun kohor nga ora 19:00 deri në mesnatë.
Tirana dhe Durrësi kryesojnë për rritjen e aksidenteve rrugore gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2026. Në Tiranë, aksidentet janë rritur nga 306 në 401, ndërsa personat e vrarë dhe të plagosur nga 382 në 493. Në Durrës, rastet janë rritur nga 67 në 117, ndërsa personat e vrarë dhe të plagosur nga 100 në 160.
Rritje e aksidenteve është regjistruar edhe në Gjirokastër, nga 48 në 57, në Vlorë, nga 90 në 97, dhe në Kukës, nga 23 në 30.
Në të kundërt, Shkodra shënon rënien më të ndjeshme, me aksidentet që kanë zbritur nga 81 në 49. Ulje është regjistruar edhe në Korçë, Lezhë, Fier dhe Elbasan. Ndërsa në Dibër dhe Berat, numri i aksidenteve gjatë shtatorit ka mbetur i ulët.
Tabela/ Aksidentet rrugore dhe të aksidentuarit (të vrarë e të plagosur), shtator 2022 – shtator 2026
Tabela/ Aksidentet rrugore, numri i të vdekurve dhe të plagosurve, sipas qarqeve
-
196 nr I tte vdekurve deri tani. Vjet gjith vitin kan qene 201. Kemi dhe 2 muaj per tu mbyll no vitin 2026. INSTAT ne men you re djalllzore I bashkon shifrat e tte plagosurve me te vdekurit.
Përgjigju







Komente
Komento