Ulja e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 6%, e propozuar në paketën fiskale të vitit 2027, ka sjellë kritika nga deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho. Ajo akuzon qeverinë se ka refuzuar tri herë, në vitet 2018, 2022 dhe 2025, propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e TVSH-së për produktet e shportës. Sipas Xhixhos, qeveria po e ndërmerr këtë hap nga frika e pakënaqësisë së të rinjve për koston e jetesës, ndërsa paralajmëron se Edi Ramën e pret i njëjti fat si presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Deklarata e plotw e Erisa Xhixhos 

"Pasi kjo qeveri i vodhi shqiptarët për 14 vjet rresht, pasi refuzoi disa herë (në vitin 2018,2022,2025) propozimin tonë për uljen e TVSH për produktet e shportës, ka vendosur të lehtësojë barrën fiskale mbi ushqimet bazë. Jo se i do shqiptarët, jo se do t’ua bëjë jetën më të lehtë. Thjesht ka frikë! Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar” është propozuar disa herë nga Partia e Lirisë, si masë për të lehtësuar qytetarët. E kanë refuzuar me arrogancën e kartonave! Dhe e sjellin sot me paturpërsinë më të madhe, sikur papritur u zgjuan nga gjumi dhe panë se 41.3% e të ardhurave të shqiptarëve shkojnë për ushqimin.Arsyeja e vërtetë është frika nga rinia shqiptare që ka mbushur rrugët e sheshet, sepse nuk përballon më kostot e jetesës; është frika e Edi Ramës se e pret i njëjti fat si ai i Vuçiçit: largimi me turp!"