U qëllua me armë zjarri duke pirë kafe/ I plagosuri në Shkodër është këngëtar

U qëllua me armë zjarri duke pirë kafe/ I plagosuri në Shkodër është këngëtar

11:35, 27/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një person i maskuar ka qëlluar me armë zjarri këngëtarin Taulant Hoti, paraditen e sotme në një lokal në fshatin Shtoj të Shkodrës.

Sipas burimeve për mediat, Hoti ishte duke pirë kafen e mëngjesit në momentin kur autori i dyshuar iu afrua nga pas dhe e qëlloi.

Mësohet se personi i maskuar mbante një maskë të ngjashme me ato të përdorura gjatë pandemisë COVID-19.

Ende nuk dihen motivet e plagosjes, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco