Sven Giegold, ish-sekretar shteti në qeverinë e Olaf Scholz dhe nënkryetar i të Gjelbërve gjermanë, ka publikuar një qëndrim kritik ndaj presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe qasjes së Brukselit ndaj zhvillimeve politike në Ballkan dhe më gjerë.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, ai ka publikuar edhe foton e takimit të fundit të Von der Leyen me kryeministrin Edi Rama.
Duke iu referuar zhvillimeve në Serbi dhe mbështetjes së vonuar të BE-së për studentët protestues, Giegold kritikoi tolerancën e Brukselit ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç, pavarësisht shqetësimeve për shtetin e së drejtës dhe korrupsionin. Ai e shtriu kritikën edhe te Shqipëria, duke shkruar: “Modeli është i njohur: tolerancë ndaj Edi Ramës në Shqipëri, heshtje përballë sulmeve ndaj demokracisë në Gjeorgji dhe marrëveshje për gazin me regjimin e Azerbajxhanit”.
Në reagimin e tij, politikani gjerman kërkoi që Bashkimi Europian të mbrojë më me vendosmëri vlerat demokratike, lirinë e medias dhe shtetin e së drejtës, edhe kur kjo bie ndesh me interesat afatshkurtra. Sipas tij, qëndrimi i vakët ndaj zhvillimeve në Serbi ka ushqyer zhgënjimin e qytetarëve ndaj BE-së dhe ka dobësuar besimin te institucionet europiane.

© SYRI.net
Këlliçi poston mesazhin e qytetarit të dhunuar nga shefi i komisariatit nr.4 Tiranë: Urdhëroi me fjalët tërhiqeni zvarrë
Revolta kundër Ramës/ Gjykata liron edhe 12 protestues të tjerë
Paketa Fiskale 2027/ Rama i vë lakun në fyt turizmit: Rrit TVSH-në nga 6% në 10%, godet bujtinat dhe shtrenjton pushimet