Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    INSTAT: Rriten me 6% aksidentet rrugore në Shqipëri për 9 muajt e fundit, Durrësi dhe Tirana me shifrat më të larta! 1508 të vdekur e të plagosur

    Protestat në Tiranë, shqetësim për turizmin në Gjirokastër, kreu i Odës së Tregtisë: Të tregohet kujdes me bizneset private, janë në mbijetesë

    Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person (EMRI)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Protestat në Tiranë, shqetësim për turizmin në Gjirokastër, kreu i Odës së Tregtisë: Të tregohet kujdes me bizneset private, janë në mbijetesë
    Lajmet e fundit

    Protestat në Tiranë, shqetësim për turizmin në Gjirokastër, kreu i Odës së Tregtisë: Të tregohet kujdes me bizneset private, janë në mbijetesë

    October 27, 2026
    Protestat në Tiranë, shqetësim për turizmin në Gjirokastër, kreu i Odës së Tregtisë: Të tregohet kujdes me bizneset private, janë në mbijetesë

    Protestat e zhvilluara në Shqipëri kanë krijuar pasiguri te një pjesë e operatorëve turistikë në Gjirokastër, ku pavarësisht se sezoni turistik po shkon drejt fundit dhe rezervimet vijojnë të jenë aktive, janë raportuar anulime kryesisht nga vizitorët vendas. Situata ka ngritur shqetësime për ndikimin që zhvillimet në vend mund të kenë në lëvizjen e turistëve dhe aktivitetin e bizneseve që operojnë në sektorin e turizmit.

    Kryetari i Odës së Tregtisë, Maksi Hoxha u shpreh se deri më tani protestat nuk kanë ndikuar drejtpërdrejt te turistët e huaj që vizitojnë Gjirokastrën, pasi rajoni ndodhet në fund të sezonit turistik.

    Ai theksoi se rezervimet e fundit janë aktive deri më 31 tetor, ndërsa më pas aktiviteti turistik pritet të qetësohet.

    Hoxha nënvizoi se grupet turistike që kanë qenë në Tiranë kanë hasur vështirësi për të vijuar itineraret e tyre dhe për të realizuar vizitat e planifikuara.

    “Kjo protestë e agravuar po zhvillohet në Tiranë dhe në rajonin e Gjirokastrës nuk jemi ndikuar. Ne jemi në fund të sezonit, janë aktive rezervimet e fundit deri më 31 tetor dhe pastaj bie në qetësi. Për të huajt s’ka ndikim. Nga vizitorët vendas besoj se ka pasur, besoj, por nuk e di. Ndërsa për të huaj jo, se siç e thashë, jemi në fund të sezonit. Protesta është e drejtë kushtetuese, në rajonin tonë nuk ka problematikë. Grupet turistike që kanë qenë në Tiranë e kanë pasur të vështirë të lëvizin për vizita. Nëse kjo do vazhdojë, do e shohim në vazhdim si do shkojë. Një gjë dua të them: E drejta për të protestuar nuk diskutohet, por të bëjnë kujdes me bizneset private, se janë ngritur në mund dhe janë në mbijetesë. Pra, protestuesit të jenë më dashamirës me biznesin privat.”- ka shprehur Hoxha.

    bizneset në vështirësi bizneset private dëmet nga protestat ekonomia shqiptare Gjirokastër mbijetesa e bizneseve mbrojtja e bizneseve ndikimi ekonomik i protestave Oda e Tregtisë protestat në Tiranë Sektori i turizmit shqetësimi për turizmin Shqipëria turizmi në Gjirokastër
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    INSTAT: Rriten me 6% aksidentet rrugore në Shqipëri për 9 muajt e fundit, Durrësi dhe Tirana me shifrat më të larta! 1508 të vdekur e të plagosur

    October 27, 2026

    Protestat në Tiranë, shqetësim për turizmin në Gjirokastër, kreu i Odës së Tregtisë: Të tregohet kujdes me bizneset private, janë në mbijetesë

    October 27, 2026

    Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person (EMRI)

    October 27, 2026

    Kishte magazinuar 1853 fishekzjarre që t’ua shiste pjesëmarrësve në tubime, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

    October 27, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.