Aksident në Fier, makina përplas këmbësoren - dërgohet me ambulancë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes pranë Drejtorisë së Policisë në Fier.
Një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një grua, e cila po kalonte rrugën. Si pasojë, ajo ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.
Sipas të dhënave paraprake, gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Përplasja ka shkaktuar rëndim të trafikut në të dyja drejtimet e lëvizjes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 orë më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate








































