Wednesday / October 28 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Paketa Fiskale 2027, sponsorizimet, zbritjet tatimore do të llogariten mbi xhiron

Share Share Icon

Bizneset që sponsorizojnë veprimtari në fushën e sportit, artit dhe kulturës do të përfitojnë nga një skemë e re e njohjes së shpenzimeve për efekt tatimor, me një kufi deri në 3% të të ardhurave totale bruto, nga 5% e fitimit para tatimit që parashikon legjislacioni aktual.

Ndryshimet janë propozuar në kuadër të paketës fiskale 2027 në  projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, që rishikon mënyrën e llogaritjes së sponsorizimeve të zbritshme nga baza e tatueshme për bizneset.

Ndryshimi më i rëndësishëm është kalimi nga fitimi para tatimit tek të ardhurat totale bruto si bazë për përllogaritjen e kufirit të sponsorizimeve për sportin, artin dhe kulturën. Kjo mund të zgjerojë ndjeshëm hapësirën për sponsorizime të njohura për efekt tatimor, veçanërisht për kompanitë me xhiro të lartë, por me norma relativisht të ulëta fitimi.

Sipas projektligjit, shumat e sponsorizuara në këto fusha do të njihen si shpenzime të zbritshme deri në 3% te të ardhurave totale bruto, por vendosen edhe dy kufizime monetare, jo më shumë se 2 miliardë lekë në rang kombëtar dhe jo më shumë se 300 milionë lekë për një sponsorizues.

Me skemën e re, një kompani me të ardhura bruto prej 1 miliard lekësh mund të ketë një kufi sponsorizimi të zbritshëm prej 30 milionë lekësh. Nëse e njëjta kompani do të kishte fitim para tatimit prej 100 milionë lekësh, sipas skemës aktuale kufiri bazë prej 5% do të ishte 5 milionë lekë.

Projektligji parashikon gjithashtu se zbritja do të lejohet vetëm për subjektet sponsorizuese që plotësojnë kushtet e përcaktuara në legjislacionin përkatës dhe janë të pajisura me vërtetim nga ministria përgjegjëse për artin, sportin dhe kulturën.

Një tjetër kusht është pajisja me “Autorizimin e sponsorizimit”, të lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Shpenzimet duhet të jenë kryer gjatë periudhës përkatëse tatimore dhe pas lëshimit të autorizimit, ndërsa nuk lejohet mbartja e tyre në periudhat pasardhëse.

Shumat e sponsorizuara për sportin, artin dhe kulturën, brenda kufijve të përcaktuar, do të deklarohen veçmas në deklaratën vjetore të tatimit mbi të ardhurat e korporatës.

Ndryshimi prek edhe skemën aktuale të sponsorizimeve sportive, ku legjislacioni në fuqi lejon njohjen si shpenzim të zbritshëm të trefishit të shumës së sponsorizuar për kategori të caktuara të sportit, me kusht që sponsorizuesi të realizojë fitim vjetor të tatueshëm mbi 100 milionë lekë. Në formulimin e ri nuk parashikohet më kjo dispozitë e veçantë, ndërsa sporti trajtohet së bashku me artin dhe kulturën.

Për sponsorizimet e botuesve të shtypit, botimeve të veprave letrare, shkencore dhe enciklopedike, si dhe aktiviteteve të kërkimit dhe zhvillimit, projektligji ruan kufirin e njohjes së shpenzimeve deri në 5% të fitimit para tatimit. Për sponsorizimet e veprimtarive të tjera, që nuk përfshihen në kategoritë e mësipërme, kufiri i njohjes së shpenzimeve mbetet 3% e fitimit para tatimit.

 

LEXO GJITHE LAJMET PER PAKETEN E RE FISKALE

Taksa shtesë 85 mln euro për bizneset; tatimfitimi bëhet 17%, dividendi rritet në 15%, nga 8% sot

Ulet barra tatimore për pagat mbi 200 mijë lekë, pragu i tatimit 23% rritet në 300-700 mijë lekë

Paketa fiskale, TVSH 6% për ushqimet, 10% për turizmin, norma e përgjithshme rritet në 21%

TVSH te bizneset, pragu i detyrueshëm do të ulet në 5 mln lekë; Në skemë shtohen 17,5 mijë subjekte

Propozimi, pasqyrat financiare do dorëzohen vetëm në QKB, tatimet do i marrin automatikisht

Parapagimi i tatim fitimit konsiderohet detyrim tatimor, do zbatohen procedurat e mbledhjes me forcë

Paketa, propozohet rritje për akcizën e duhanit 4.5%, skedulimi i ri deri më 2033 e rrit 32%

Paketa Fiskale 2027, regjimi i TVSH-së për Bursën e Energjisë zgjatet deri në anëtarësimin në BE

 

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

150 mln euro taksa shtesë për bizneset e individët nga rritja e tatimfitimit, dividend, akcizë, TVSH

Ndryshimet në paketën fiskale llogarisin një efekt prej rreth 14 mld lekë shtesë apo rreth 150 mln euro të ardhura në buxhet. Këto janë në fakt tak...

10 hours më parë 4 Min Lexim

Raportet mjedisore për ndërtimet dhe turizmin, qeveria vendos provim për ekspertët

Ekspertët që vlerësojnë ndikimin në mjedis të ndërtimeve, resorteve turistike, hidrocentraleve dhe projekteve industriale do të duhet të kalojnë nj...

11 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!