Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 12:35 Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë Nga Eduard Zaloshnja Në 24 orët e fundit, zhvillova në sondazh elektronik me 1326 banorë të rritur të vendit, për të testuar përkrahjen për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Forum E martë, 27 Tetor 2026 12:35
Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Eduard Zaloshnja

Në 24 orët e fundit, zhvillova në sondazh elektronik me 1326 banorë të rritur të vendit, për të testuar përkrahjen për një parti të re që mund të krijohet nën shembullin e subjektit elektoral “Lista e Studentëve” të Serbisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun për bizneset

Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pra...

Para 24 minutash
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Para 47 minutash
Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Para 50 minutash

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit dhe pyetësori u plotësua në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Në përfundim të anketimit, kampioni u kalibrua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike, me marzh gabimi statistikor: +/- 2.7%.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga sondazhi rezultoi se pothuaj 1/3 e banorëve të rritur të vendit janë gati të votojnë për një parti të re, nëse krijohet. Ndërkohë, 1/10 nuk janë gati të votojnë as për të e as për ndonjë nga partitë ekzistuese.

Ata që janë gati të votojnë për një parti të re (nëse krijohet), votuan vjet në mënyrë pak a shumë proporcionale për PS-në, PD-ASHM-në, partitë e vogla, ose nuk votuan fare. Kështu, 2 ndër 10 ish-votues të PS-së, 3 ndër 10 ish-votues të PD-ASHM-së, dhe 3 ndër 10 ish-votues të partive të vogla janë gati të votojnë për partinë e re. Gjithashtu, për të janë gati të votojnë edhe pothuaj 6/10 e atyre që nuk votuan fare vjet.

Teksa 1/3 e të anketuarve thanë se janë gati të votojnë për një parti të re (nëse krijohet), ata nuk e dinë sesi mund të jetë ky subjekt i ri elektoral dhe se cilët mund të jenë drejtuesit e tij.

Para fillimit të protestave të studentëve, një forum intelektualësh u paraqit në media si bërthamë e një subjekti të ri elektoral, por nuk ka qenë fort aktiv. Pas fillimit të protestave të studentëve, një grup pedagogësh u solidarizua me ta, por vetëm tre ditë u mblodhën para universitetit dhe pastaj nuk u mblodhën më.

Vetë studentët janë fare të paorganizuar (ndryshe nga studentët serbë). Ata dolën në protestë para Ministrisë së Arsmit në fillim, por shumë shpejt në krye të tyre dolën kapuçonët me maska që hidhnin gurë dhe që digjnin dyqane, banka dhe institucione. Tani shumë studentë nuk shkojnë në mësim, por as edhe në protesta (aktualisht rreth 117 mijë të rinj janë të regjistruar në universitetet publike e private të Shqipërisë).

“Flamingot” e beharit nuk identifikohen më si të tilla dhe thjesht mund të jenë përzjerë me pjesën jo të dhunshme të protestave aktuale. Një tentativë e tyre për të mbledhur një “Kuvend Kombëtar” në behar dështoi me sukses.

Pra, mbetet të shihet nëse do të dalë një grup i ri, që ta bindë 1/3 e shqiptarëve se e meriton votën e tyre…

Etiketat e lidhura

parti e resondazh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë
Tani

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Trofeu i “Topit të Artë” vlen vetëm 3 mijë euro, por Kane merr miliona nga sponsorët
Para 20 minutash

Trofeu i “Topit të Artë” vlen vetëm 3 mijë euro, por Kane merr miliona nga sponsorët

Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun për bizneset
Para 24 minutash

Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun për bizneset

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës
Para 36 minutash

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 22 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 50 minutash

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 14 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.