‘Diaspora drejt Tiranës…’/ Domi: Shqiptarët janë të irrituar! Do qëndrojmë deri në largimin e narkoshtetit

10:03, 27/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Diaspora shqiptare në Itali po organizohet për t’iu bashkuar protestave në Tiranë.

Në një lidhje në emisionin “Kafe Shqeto” me Flavio Qarrin, Ermal Domi, kryetar i degës së PD-së në Pisa, deklaroi se pakënaqësia mes shqiptarëve jashtë vendit është rritur dhe se po përgatiten organizime në disa qytete italiane.

Domi u bëri thirrje shqiptarëve në diasporë që të udhëtojnë drejt Tiranës dhe të qëndrojnë në protestë deri në largimin e qeverisë.

Ai e cilësoi të papranueshme dhunën ndaj protestuesve dhe tha se edhe të rinjtë e familjarët e tij janë pjesë e protestave, duke theksuar se fëmijët shqiptarë meritojnë të ardhme dhe arsimim në një vend të lirë.

Intervista: 

Domi: Ne në diasporë tashmë edhe me zgjedhjen e Sekretarit për Diasporën kemi filluar punën më të mbledhur dhe përditë jemi në të gjitha qytetet e Italisë, jo vetëm më Pisa. Dy javë më parë kemi qënë në Breshia dhe kemi projekte të tjera në të gjitha rajonet e Italisë. Kemi dekada që jetojmë jashtë por mbi të gjitha jemi shqiptarë dhe me zemër jemi në Shqipëri. Nuk e lejojmë këtë padrejtësi që kjo që nuk do ta quaja qeveri, nuk na përfaqëson dhe është e patolerueshme dhuna ndaj popullit shqiptar.

Qarri: A ka ndikuar kjo edhe në qasjen e diasporës dhe të atyre që ishin pak më të luhatur në zgjedhjet e fundit?

Domi: Ka ndikuar shumë. Edhe në takimin që ishim 2 ditë më parë, shqiptarët janë të irrituar prandaj po përgatitemi jo vetëm në Pisa, por edhe në qytetet e tjera që të bëjmë një organizim madhështor dhe do nisemi drejt Tiranës pasi kjo është e papranueshme. Nuk duhe të rrimë. Thirrja ime për shqiptarët në diasporë është që të vijmë në Tiranë jo për një fundjavë, por të ngulemi aty deri sa ky narkoshtet të largohet se është e paprecedentë. Do jemi shumë në numër pasi populli nuk e pranon këtë padrejtësi. Në Shqipëri kam 2 mbesa që janë në protestë. Fëmijët tanë kanë të drejtë të shkojnë në shkolla, të studiojnë, kjo është e patolerueshme. Shqiptarët nuk mund të jetojnë me këtë diktaturë. Është e pakuptueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco