Gjatë një konference me gazetarët, kreu demokrat Berisha ka dënuar, ‘terrorin që po ushtrohet ndaj protestuesve’.
Dhuna nuk do mund ta shpëtojë dot Vuçiçin shqiptar, tha lideri i opozitës.
Berisha: Së fundi, dënoj me forcën më të madhe terrorin, dhunën antikushtetuese që komisariatet në shkelje të gjitha ligjeve po ushtrojnë ndaj qytetarëve në qytete dhe kudo për pjesëmarrjen e tyre në protesta paqësore.
Pa asnjë shkak, pa asnjë motiv, duke shkelur kode dhe Kushtetutë, marrin deklarata dhe besojnë si të verbër se me instrumentet e frikës do mund të shpëtojnë Vuçiçin shqiptar.
Edi Rama, argati i Vuçiçit, apo siç e kanë quajtur, Pashiqi shqipfolës, do të ketë fatin e tij ose të Çausheskut.
Duhet të zgjedhë vetë.
Protestat nuk ndalen.
© SYRI.net
Vrasja e Arlinda Zekajt, Kurti u kërkon dy ministrive raport të plotë brenda 54 orëve
Berisha: Deputetët e PD janë paraqitur në komisione për të dënuar dhunën e egër ndaj studentëve
Ambasada vijon survejimin e Erion Vishkullit në spitain Gemelli/ Punonjësja që kërcënoi gazetaren e SYRI-t, fotografon edhe sot